“Bllokimi” i qiellit shqiptar, Meta i përgjigjet Ramës: Thirri mendjes, nuk jemi në Amerikën latine – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Bllokimi” i qiellit shqiptar, Meta i përgjigjet Ramës: Thirri mendjes, nuk jemi në Amerikën latine

19:54 | 07/04/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Presidenti Ilir Meta i ktheu përgjigje akuzave të kryeministrit Edi Rama i cili deklaroi se presidenti bashkë me ish-kryeministrin Sali Berisha janë nxitës të grevës së kontrollorëve në Aeroportin e Rinasit që kanë bllokuar fluturimet në qiellin shqiptar.

Nga qyteti i Vlorës, Meta tha se kryeministri në detyrë duhet t’i thërrasë mendjes pasi nuk jemi në Amerikën latine ndërsa ftoi atë, ministren Balluku dhe sindikatën e kontrollorëve në dialog për zgjidhjen e këtij ngërçi, që siç theksoi ai, veç të tjerash pengon stërvitjen si vend anëtar i NATO-s.

“Si nga ana e qeverisë dhe e kontrollorëve cenon seriozisht jo vetëm detyrimet e shtetit ndaj qytetarëve vendas dhe të huaj, jo vetëm mund të cenojë sigurinë kombëtare por edhe atë ndërkombëtare si vend i NATO-S. Është një mesazh I gabuar nga dy palët. Prej më shumë se 10 muajsh sindikata ka ngritur pretendimet jo vetëm ndaj kompanisë por edhe ndaj institucioneve dhe partnerëve, institucioneve europiane. Ata janë shumë të vëmendshëm për çështjen e sigurisë së fluturimeve. Për fat të keq nuk ka pasur asnjë dialog. Unë jam njoftuar disa herë për këto çështje dhe duke e e parë problematikën si pa zgjidhje, më 31 mars i kam pritur në një takim publik.

Read more

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP” –

“Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

 Ata nënvizonin faktin se të drejtat e tyre ishin cenuar. Dhe kundërshtonin pezullimin e të drejtave të fituara për një periudhë të pacaktuar. Sipas tyre prej më shumë se 10 muajsh nuk kishin marrë asnjë përgjigje. I jemi drejtuar kryeministrit, Ballukut, Albchontrollit dhe autoritetit të aviacionit civil duke vënë për dijeni edhe ndërkombëtarët. Kjo gjë nuk duhet të ndodhë sidomos në kushtet, përveç arsyeve të tjera, sepse do të nisë edhe stërvitja e përbashkët e vendeve të NATO ku përfshihet edhe Shqipëria dhe ku pritet që trafiku ajror të rritet ndjeshëm.

Kam kërkuar dhe i kam bërë apel kontrollorëve të ushtronin detyrën e tyre pa asnjë ndërprerje pasi siguria e fluturimeve ajrore është çështje jetike. Në çdo kohë duhet garantohet objekti i punës. U kam thënë do vazhdonin punën se do përpiqemi të gjejmë një zgjidhje të drejtë që ta kalojmë këtë situatë të vështirë. Kam kërkuar që organet drejtuese dhe qeveria t’i japin zgjidhje kësaj situate përmes dialogut. Presidenti më 2 Prill ka kërkuar marrjen e masave për zgjidhjen e situatës Ministrisë së Transportit. Ministria nuk angazhohet për ta zgjidhur situatën por për të shantazhuar më tej kontrollorët dhe duke nisur procedurat e shkarkimit për disa prej tyre.

Pas kësaj kanë filluar edhe largimet në masë nga puna. Kam një pyetje për ministren që sot doli për të provokuar presidentin” Si shpjegohet që prej 10 muajsh nuk gjete kohë të takoheshe me kontrollorët që prej 20 vitesh janë të trajnuar për këtë çështje dhe si shpjegohet që ato letrat për koncesionin e Rinasit për t’u bërë një ditë kur duheshin gjashtë muaj apo një vit. Çështja e pagave është çështje biznesit.  Shpreh keqardhjen për veprimin e kontrollorëve, qoftë të atyre që janë larguar nga puna por në radhë të parë dua t’i bëj thirrje kryeministrit në detyrë t’i thërrasë mendjen se nuk mund të bëjë lojëra të tilla. Nuk jemi në Amerikën latine këtu. Unë nuk e humbas durimin dhe nuk shqetësohen nga provokimet që kanë vetëm një problem dramën e zgjedhjeve pluraliste që do bëhen dhe nuk e luan topi. E ftoj kryeministrin, ministren dhe sindikatën”, u shpreh Meta.

Etiketa: Greva në RinasPresidenti Ilir Meta

Të Lidhura

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP” –

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP” –

nga 27
22:56 | 21/02/2026
0

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

“Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –

“Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –

nga 27
22:28 | 21/02/2026
0

Ish-ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke i cilësuar...

Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

nga 27
21:04 | 21/02/2026
0

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar publikisht për situatën e krijuar, duke ngritur akuza të...

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

nga 27
20:24 | 21/02/2026
0

Dashi Raporti në çift do jetë mjaft i favorshëm, në sajë të ndikimit të Hënës. Mërkuri dhe Venusi janë mjaft...

Para
Basha takim me gratë tek Unaza e Re: Jeni simbol i rezistencës

Basha takon mësuesit në Elbasan dhe reagon sërish pas deklaratës së Ramës: Asnjë kërcënim nuk e ndalon ndryshimin

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP” –

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP” –

22:56 | 21/02/2026
“Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –

“Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –

22:28 | 21/02/2026
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:04 | 21/02/2026
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

20:24 | 21/02/2026
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –

19:54 | 21/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP” –
  • “Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –
  • Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!
  • Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –
  • ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –
  • Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP” –
  • “Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com