Drejtuesit e Juventusit nuk ndalen nga puna për përforcimin e skuadrës dhe shumë emra qarkullojnë si objektiva të kampionëve të Italisë.
CR7 ia ka propozuar emrin e fantazistit drejtuesve të Juventusit. Këtyre të fundit u pëlqen 31-vjeçari, por problem mbetet paga e lartë prej 385 mijë eurosh në javë.
Gjithsesi, vetë Ozil është koshient që një rrogë të tillë nuk mund ta marrë te “Zonja e Vjetër” dhe do të ishte gati të “sakrifikonte” disa miliona për të luajtur përsëri me Cristiano Ronaldon.