Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për blerje votash.
Opozita ka bërë denoncime të njëpasnjëshme ndaj Dakos, por pas publikimit të përgjimeve të Dakos me grupin e Shijakut, Prokuroria nisi hetimet ndaj kryebashiakut të Durrësit.
Dako së bashku me disa anëtarë të familjes Avdyli po hetohet për blerje votash, që pas konstatimit të bisedave me vëllanë e kreut të grupit të Shijakut në qershor të 2017.
Hetimi për krim zgjedhor nuk është i vetëm, pasi Dako po hetohet edhe për punësime të paligjshme në njësitë administrative që drejton bashkia e Durrësit, pasi janë konstatuar ndërhyrje dhe emërime jashtë kritereve.