• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bjeshkët e Namuna quheshin Bjeshkët Trojane?

21:15 | 04/09/2021
në Kryesore, Mejtime, Moti
0

Shkruan: Fahri Xharra

E bëra këtë pyetje, sepse shënimet janë të pakta ose s’ka asgjë të shkruar nga shqiptarët për këtë fenomen. Çudi, se sa pak besim që kemi në të kaluarën tonë! Por, sidoqoftë nuk është e kotë, nëse ia nisi një teme, e cila do të rezultojë me debate si hapje syve dhe kërkim më të thelluar të fakteve.
Serbët në qëllimin e tyre fallsifikues të historisë së lashtë shpesh i tregojnë disa gjëra, për të cilat as që na shkon mendja. Shikoni, ata punojnë, e tërë e kaluara e këtyre anëve që nga ilirët, pellazgët, thrakasit, keltët e kështu me radhë u “takon” atyre (?). Ata e kanë një qëllim perfid që bazohet në heshtjen tonë, në tjetërsimin tonë të vetvetes, pastaj ata nuk kanë certifikatë të lindjes (sepse as vetë nuk e dinë se nga kanë ardhur) dhe kështu dalëngadalë dikur “bëhen autoktonë” dhe neve na flakin diku në Azi apo në dreq të mallkuar.
Mos e dhashë Zoti!

Lexo edhe

Keni bërë plane? Mësoni si do të jetë moti nesër

Çudira shqiptarësh/ 500 persona në grup “WhatsApp-i” spiunojnë radarët e policisë për t’i shpëtuar gjobave

Vetëflijohet gazetari Kastriot Myftaraj, hidhet nga kati i katërt i pallatit

Pas Kongresit të Berlinit të vitit 1878, serbët e filluan përgatitjen e tyre shkollore dhe sidomos pas Konferencës së Londrës, kur i “vulosën” kufijtë e tyre të rinj – kufij, që as në ëndërr nuk i kishin parë, e filluan sllavizimin (serbizimin) e çdo gjëje shqiptare.

Meqenëse jam tek “Bjeshkët e Namuna”, atëherë duhet të përmendi emrin e autorit të këtij emërtimi. Fjala është për armikun më të madh të emërtimeve të lashta dhe vendore shqipe, profesor Jovan Cvijiçin.

Jovan Cvijiçi (1965-1927) ka qenë shkencëtar serb, themelues i “Shoqatës serbe të gjeografëve”, kryetar i Akademisë mbretërore serbe dhe rektor i Univeristetit të Beogradit, doktor nderi i Universiteti të Sorbonës dhe Pragës. Është marrë me gjeografinë shoqërore dhe atë fizike, gjeomorfologjinë, etnografinë, gjeologjinë, antropologjinë dhe historinë. Është themelues i gjeografisë serbe (nga Slobodan Jarqeviç: “Cvijiçi iu humbi emrin Maleve të Trojës”).
Pra, një erudit i madh për fatin tonë keq!
Prapë po dal aty që e thashë në fillim se serbët aso kohe e donin që të jetë çdo gjë serbe, duke i humbur gjurmët e vendorëve (neve, pra!), por gjërat kanë ndryshuar dhe tani çdo gjë është e tyre, duke na injoruar në tërësi. E thashë edhe më lart, çdo gjë pellazge, ilire, greke dhe së fundi edhe trojane (sipas tyre, lufta e Trojës është zhvilluar në mes serbëve dhe grekërve në Shkodër!).
Kështu, ata kërkojnë aq shumë në dokumentet e lashtësisë dhe iu përshtatin nevojave dhe qëllimeve të tyre. Në thelb ato për çka shkruajnë përputhen me datat dhe vendet, por lojtarët e asaj ngjarjeje historike “janë” serbët.

O Tempora! O Mores!

Jo vetëm Slobodan Jarqeviç, por gati e gjithë Akademia Serbe, ia sheh për të madhe Cvijiçit se si nuk e ka ditur që “Prokletije” (Bjeshkët e Namuna) qenkan quajtur Malet Trojane (Monte Trojana”, “Монти Троиана” – “Тројанске планине”, po aty).

Serbët plaçkitës të historisë për këto Malet e Trojës e kanë gjetur burimin si ku është shkruar e emri i vërtetë i këtyre maleve –  bjeshkëve.

Autorët serbë shkruajnë “…që është një çudi e madhe se si një intelektual aq i madh (Jovan Cvijiçi) të mos i kishte njohur hartat më të njohura të popujve dhe shteteve të Europës të botuar në Venedik më 1690, në të cilën Bjeshkët e Namuna quhen Bjeshkët e Trojës. Autori i hartave, ishte kartografi i njohur europian Vinçenco – Maria Koroneli i lindur në Ravenë në vitin 1650”.

Pra, një e vërtetë është që ato 400 hartat e 1690-tës ekzistojnë, si dhe kapitulli i posaçëm “Hartat e Ilirikumit”. Këto harta janë përkthyera në të gjitha gjuhët e Europës Perëndimore.

Studjuesi serb shkruan: “Malet e Namuna” të Jovan Cvijiçit janë mirë të shkruara si “ Monti Troianae” (Bjeshkët e Trojës) dhe habitet se si ai nuk i ka pa. (Те мапе су биле преведене на све западноевропске и словенске језике и немогуће је да Јован Цвијић није видео те мапе и да није схватио да је име српских планина везано за најпознатији рат из другог миленијума Старе ере и за најчувенија књижевна дела о том рату – поеме: „Илијада“, „Одисеја“, па и поема римског књижевника Вергилија: „Енејида“. У њима су, управо, описане Тројанске планине и данашњи град Скадар, на чијем месту је била историјска Троја (Илиј).

Duke shëtitur nëpër hartat e Bjeshkëve të Namuna, shihet qartë se edhe sot janë dy maje të larta “Trojana e Madhe” dhe “Trojana” . Çdo dyshim të hiqet, kur i sheh këto emërtime edhe sot, dhe nuk kemi asnjë shpjegim shqiptarësh.

Por, me keqardhje po përsëris fjalët e Kadaresë: “Shqipëria ndodhet sot në nivelin më të keq të ndotjes morale që ka njohur ndonjëherë. Nga kjo gropë ajo ose duhet të dalë me ngut, ose do të fundoset përgjithmonë. Me këtë gjendje të frikshme morale, Shqipëria nuk mund të quhet sot një vend i lirë dhe sovran. Në këto kushte, liria, demokracia dhe rendi republikan i saj nuk mund të jenë veçse virtuale. Brezit të ri të shqiptarëve që po hyn në jetë i bie barra historike e njëmendësimit të tyre. Me fjalë të tjera ta rifitojë Shqipërinë. Jo çdo brezi mund t’i bjerë një shans i tillë” (Ismail Kadare lidhur me “Krimet e pandëshkuara të komunizmit”).

Etiketa: Bjeshkët e Namuna quheshin Bjeshkët Trojane?Bjeshkët TrojaneFahri XharraJovan CvijiçiO tempora o mores!Slobodan JarqeviçUniversiteti të Sorbonës

Të Lidhura

Keni bërë plane? Mësoni si do të jetë moti nesër

Keni bërë plane? Mësoni si do të jetë moti nesër

nga auto post
17:57 | 07/07/2022
0

E teksa temperaturat e larta kanë kapluar vendin, nesër moti “ndryshon ngjyrë”. Dita e premte pritet të jetë nën ndikim...

Çudira shqiptarësh/ 500 persona në grup “WhatsApp-i” spiunojnë radarët e policisë për t’i shpëtuar gjobave

Çudira shqiptarësh/ 500 persona në grup “WhatsApp-i” spiunojnë radarët e policisë për t’i shpëtuar gjobave

nga auto post
16:02 | 07/07/2022
0

Çudirat e shqiptarëve nuk kanë fund. Nëse në çdo vend të botës radarët në rrugë “spiunojnë” shoferët që ecin tej...

Vetëflijohet gazetari Kastriot Myftaraj, hidhet nga kati i katërt i pallatit

Vetëflijohet gazetari Kastriot Myftaraj, hidhet nga kati i katërt i pallatit

nga auto post
13:22 | 07/07/2022
0

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë, ku gazetari Kastriot Myftaraj është vetëflijuar duke  u hedhur nga kati i...

Pak orë para protestës, Bordi ul sërish çmimin e naftës

Pak orë para protestës, Bordi ul sërish çmimin e naftës

nga auto post
11:18 | 07/07/2022
0

Për të tretën ditë me radhë, Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e tregtimit të hidrokarbureve  në treg. Këtë...

Para
Çështja Çame në Bruksel e në Senatin Amerikan

Mbrojtja heroike e Janinës, letra e Ismail Qemalit për komandantin osman, intriga greke dhe pse Stambolli i la pa armë dhe logjistikë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Miratohet projekt rezoluta për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë

Miratohet projekt rezoluta për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë

19:03 | 07/07/2022
Ngre 8 kate pa leje, kunati i Fatmir Xhafajt bën 35-katëshe kullën në mes të Tiranës!

Ngre 8 kate pa leje, kunati i Fatmir Xhafajt bën 35-katëshe kullën në mes të Tiranës!

19:00 | 07/07/2022
“Blinde, blinde”, Berisha: Po dridhet pushteti i drogës dhe krimit (Video)

“Blinde, blinde”, Berisha: Po dridhet pushteti i drogës dhe krimit (Video)

18:58 | 07/07/2022
Berisha mbërrin në selinë e PD-së, mbështetësit “tundin” vendin

Berisha mbërrin në selinë e PD-së, mbështetësit “tundin” vendin

18:49 | 07/07/2022
Tabaku: 1 në 2 procedura për prokurimet publike rezulton me shkelje

Tabaku: 1 në 2 procedura për prokurimet publike rezulton me shkelje

18:45 | 07/07/2022

Më Të Lexuarat

  • Miratohet projekt rezoluta për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë
  • Ngre 8 kate pa leje, kunati i Fatmir Xhafajt bën 35-katëshe kullën në mes të Tiranës!
  • “Blinde, blinde”, Berisha: Po dridhet pushteti i drogës dhe krimit (Video)
  • Berisha mbërrin në selinë e PD-së, mbështetësit “tundin” vendin
  • Tabaku: 1 në 2 procedura për prokurimet publike rezulton me shkelje
  • Berisha i thirri në protestë, ja çfarë po ndodh para selisë së PD-së (Video)

© Copyright 27.al © 2020. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Miratohet projekt rezoluta për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë
  • Ngre 8 kate pa leje, kunati i Fatmir Xhafajt bën 35-katëshe kullën në mes të Tiranës!

© 2022 27.al Dev by waredope.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2022 27.al Dev by waredope.com