Biznesmeni italian vdes në Tiranë pas operacionit, nisin hetimet për kirurgun dhe dietologen – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Biznesmeni italian vdes në Tiranë pas operacionit, nisin hetimet për kirurgun dhe dietologen –

11:53 | 07/02/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

“S’ka shprehur shqetësim në mbledhjet e grupit”, Balla sqarohet për Spiropalin –

“S’ka shprehur shqetësim në mbledhjet e grupit”, Balla sqarohet për Spiropalin –

E tërheq kërkesën në gjykatë vetëm me një kusht… –

Do të jem përballë tyre në gjykatë! –

Biznesmeni italian Massimo Ferro, 54 vjeç, nga Camposampiero, kishte vendosur t’i jepte fund obezitetit pas vitesh dietash të pasuksesshme.

Ai iu drejtua një klinike private në Milano, e cila i premtoi një zgjidhje afatgjatë, por ndërhyrja kirurgjikale do të kryhej në Tiranë. Aty, më 18 dhjetor, iu nënshtrua operacionit për ngushtim stomaku. Por diçka shkoi keq dhe Massimo Ferro humbi jetën më 22 dhjetor në Shqipëri.

Për të hedhur dritë mbi ngjarjen, prokurori i Padovës, Andrea Girlando, ka regjistruar si të dyshuar kirurgun Andrea Formiga dhe dietologen Alessandra Freda, të dy nga Lombardia. Autopsia mbi trupin e Massimo Ferro do të kryhet të hënën në Padova, nga mjeku ligjor Antonello Cirnelli, i caktuar nga prokuroria.

Sipas asaj që shkruan Corriere, kontakti i parë mes Ferro-s dhe kirurgut kishte ndodhur në dhjetor përmes mesazheve në WhatsApp, ku iu dhanë informacionet për ndërhyrjen, kostot dhe organizimin logjistik. Çmimi i operacionit ishte 4.400 euro, shumë më i ulët krahasuar me rreth 15 mijë euro që kërkoheshin në Itali.

Gjatë vizitës së 6 dhjetorit 2025, ku Ferro u paraqit së bashku me djalin e tij të madh, kirurgu shpjegoi ndërhyrjen dhe e siguroi pacientin për përdorimin e teknikës laparoskopike dhe një rikuperim të shpejtë. Pavarësisht se Massimo Ferro vuante nga diabeti i tipit II dhe peshonte 108 kilogramë, operacioni u programua për datën 18 dhjetor në Tiranë. Analizat, të cilat Ferro nuk kishte arritur t’i kryente në Itali, u shtynë për t’u bërë një ditë para ndërhyrjes, në Tiranë.

Sipas kallëzimit të familjes, përfaqësuar nga avokatët Stefano Squarise dhe Jenny Lopresti, asnjë nga procedurat e parashikuara nga udhëzimet italiane dhe ndërkombëtare për kirurgjinë e obezitetit nuk është respektuar. Nuk ka pasur një program paraprak dietetik, asnjë vlerësim multidisiplinar dhe asnjë përgatitje specifike para operacionit. E vetmja këshillë e dhënë ishte që pacienti të qëndronte esëll që nga mbrëmja para ndërhyrjes. Massimo Ferro mbërriti në Tiranë më 17 dhjetor, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Ethet dhe përkeqësimi i gjendjes

Të nesërmen ai u operua dhe pas ndërhyrjes telefonoi familjarët për t’i qetësuar: “Shkoi gjithçka mirë”. Por që nga dita pasuese, gjendja e tij nisi të përkeqësohej. Ai u shfaq gjithnjë e më i përgjumur, pa reagime, ndërsa niveli i glicemisë mbetej i lartë. Më 20 dhjetor u shfaq ethet, deri në 38 gradë.

Më 21 dhjetor, me temperaturën që kishte arritur 39 gradë dhe me vështirësi të rënda në frymëmarrje, Ferro u dërgua në urgjencën e spitalit publik “Nënë Tereza” në Tiranë. Aty iu nënshtrua disa ekzaminimeve, por sipas kallëzimit, antibiotiku iu dha vetëm në mbrëmje, përpara se të rikthehej sërish në klinikën private. Gjatë natës gjendja e tij u përkeqësua edhe më shumë.

Në mëngjesin e 22 dhjetorit, Massimo Ferro pësoi një arrest brenda klinikës. U reanimua dhe u transportua me ambulancë në repartin e reanimacionit të spitalit publik. Pasdite mjekët thanë se gjendja ishte e stabilizuar, por në mbrëmje bashkëshortja u thirr me urgjencë: kur mbërriti, Massimo Ferro kishte ndërruar jetë prej orësh.

Sipas familjarëve, deri më sot askush nuk ka dhënë një shpjegim të qartë për shkakun e vdekjes. “Duam vetëm të dimë pse Massimo nuk u kthye në shtëpi”, shkruajnë bashkëshortja Romina dhe fëmijët e tij.

 

 

Të Lidhura

“S’ka shprehur shqetësim në mbledhjet e grupit”, Balla sqarohet për Spiropalin –

“S’ka shprehur shqetësim në mbledhjet e grupit”, Balla sqarohet për Spiropalin –

nga 27
12:10 | 20/04/2026
0

Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla në një deklaratë për mediat u pyet nëse ka një vendimmarrje për...

Duhet t’a nisim nga vetja –

“S’ka shprehur shqetësim në mbledhjet e grupit”, Balla sqarohet për Spiropalin –

nga 27
12:08 | 20/04/2026
0

Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla në një deklaratë për mediat u pyet nëse ka një vendimmarrje për...

E tërheq kërkesën në gjykatë vetëm me një kusht… –

E tërheq kërkesën në gjykatë vetëm me një kusht… –

nga 27
11:58 | 20/04/2026
0

Sali Berisha ka sfiduar kryeministrin Edi Ramën të dëshmojë në GJKKO për dosjen “Partizani” “A do ballafaqohet ai me mua?...

Do të jem përballë tyre në gjykatë! –

Do të jem përballë tyre në gjykatë! –

nga 27
11:50 | 20/04/2026
0

Kreu i PD-së, Sali Berisha nga jashtë SPAK teksa foli për mediat deklaroi se autor i parë i trillimit të...

Para
E mori rrjedha e ujit, gjendet pas 1 muaji kërkimesh trupi i pajetë i Jurgen Karajt –

E mori rrjedha e ujit, gjendet pas 1 muaji kërkimesh trupi i pajetë i Jurgen Karajt -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“S’ka shprehur shqetësim në mbledhjet e grupit”, Balla sqarohet për Spiropalin –

“S’ka shprehur shqetësim në mbledhjet e grupit”, Balla sqarohet për Spiropalin –

12:10 | 20/04/2026
Duhet t’a nisim nga vetja –

“S’ka shprehur shqetësim në mbledhjet e grupit”, Balla sqarohet për Spiropalin –

12:08 | 20/04/2026
E tërheq kërkesën në gjykatë vetëm me një kusht… –

E tërheq kërkesën në gjykatë vetëm me një kusht… –

11:58 | 20/04/2026
Do të jem përballë tyre në gjykatë! –

Do të jem përballë tyre në gjykatë! –

11:50 | 20/04/2026
AKU bllokon çokokrem me salmonelë, “Lengo Group” e importoi nga Gjermania –

AKU bllokon çokokrem me salmonelë, “Lengo Group” e importoi nga Gjermania –

11:10 | 20/04/2026

Më Të Lexuarat

  • “S’ka shprehur shqetësim në mbledhjet e grupit”, Balla sqarohet për Spiropalin –
  • “S’ka shprehur shqetësim në mbledhjet e grupit”, Balla sqarohet për Spiropalin –
  • E tërheq kërkesën në gjykatë vetëm me një kusht… –
  • Do të jem përballë tyre në gjykatë! –
  • AKU bllokon çokokrem me salmonelë, “Lengo Group” e importoi nga Gjermania –
  • Berisha paraqitet në SPAK, e presin mbështetësit e PD-së –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “S’ka shprehur shqetësim në mbledhjet e grupit”, Balla sqarohet për Spiropalin –
  • “S’ka shprehur shqetësim në mbledhjet e grupit”, Balla sqarohet për Spiropalin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com