Sipërmarësit paguajnë 27% më shtrenjtë energjinë, ERE i kërkon OSHEE që të kompensojë kompanitë e penalizuara
Përfaqësuesit e biznesit ankohen se shumë sipërmarrës po e paguajnë energjinë elektrike 27% më shtrenjtë, pasi po faturohen në tensionin e ulët me cmim më të lartë. Përë këtë problematikë ka ndërhyrë Enti rregullator i Energjisë, i cili i kërkon OSHEE të kompensojë ndërmarrjet e penalizuara të cilat deri më tani kanë paguar 11 milion euro më shumë.
Sipas përfaqsuesve të biznesit, në tre muaj e fundit sipërmarrjet paguajnë në tension të ulët me 14 lekë për kilovat orë, dhe jo në tension të mesëm me 11 lekë për kilovat orë që u takon është grumbulluar një faturë abusive prej 11 milion euro. Në këto muaj të konfliktit me OSHEE ndërmarrjet po i pagujanë faturat e energjisë 27 për qind më shtrenjtë se tarifa zyrtare. Konflikti nisi kur OSHEE kategorizoi në 2015-n shumë biznese si klientë që furnizohen nga Tensioni i Ulët, ndërkohë që faktikisht ata furnizohen nga Tensioni i Mesëm. Për këtë kategori biznesesh ky është një shtrenjtim i dytë, përveç rritjes zyrtare të çmimit të energjisë elektrike në fillim të vitit 2015, kur energjia nga 9 lekë për kilovat orë u bë 11 lekë për kilovat orë.