Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci kanë nisur ditën e sotme vizitën e tyre të organizuar në Luginën e Preshevës.
Lidhur me këtë vizitë mësohet se ndalesa e parë e tyre ka qenë në Komunën e Bujanocit, ku janë pritur në takim nga Këshilli Kombëtar Shqiptar. Më pas ata do të kenë një takim me deputetin Shaip Kamberi dhe me krerët e Komunës së Bujanocit.
Kujtojmë se Bislimi dhe Nagavci vizitën e tyre do ta vazhdojnë edhe në Komunën e Preshevës dhe do ta vizitojnë një shkollë fillore në Tërnoc.