Birra e sapunit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Birra e sapunit

08:32 | 26/02/2018
në Uncategorized
0

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Nga Edison Ypi

Birra nuk kishte lidhje me shuarjen e etjes. Birra ishte sapun për fytin, letër zmerile për gurrmazin, shplarëse zhulash mbeturinash të gojës, tretëse yndyrash dhe dhjamrash, një lloj sgrasatori i rrugëve të marrinave gastronomike që shqiptari hidhte në stomak.
Prej ditës kur birrë kishte, përgjatë intervalit disa ditor deri në disa javor kur “birrë nuk kishte”, deri te tjetra ditë e lumnueme kur “birrë do kishte”, birra ishte ajo që ruante sa mundëte aparatin tretës, lëpirës, kafshues, përtypës, nga dëmtimet eventuale prej depozitimit të monstruoziteteve ushqimore.
Sado mbeturina të kishin mbetur nëpër zgëqet e gojës, sado zhul të kishte grumbulluar fyti, sado dhjamra të kishte depozituar stomaku, nuk mund të pije shumë birrë. Sepse birrë s’kishte. Por edhe ngaqë ngjallje dyshime; Ku i gjen paret ky kreko që mbeti gjithë ditën në klub duke pirë birrë ?!
Ndonjë birrë më të rrallë e pinin vetëm banorët e qyteteve.
Fshatrët nuk pinin birrë. Një shishe birrë kushtonte sa një ditë pune në kooperativë. Fshatar duke pirë birrë ishte po aq e mundur sa dhe diversant në Sheshin Skënderbej.
Të pinin birrë femrat në klubet e pista plot pijanecë dhe spiunë, nuk bëhej fjalë.
Përtej rolit primar të shplarjes së llurbave, birra edhe të dehte. Birra për gurrmazin dhe stomakun ishte si Kanoçja për sytë dhe mendjen; Arratisje në një bote iluzore, pa tejkalime plani, pa parada militare, arrestime, purga, pëshpërima për pushkatime.
Birra ishte një “Pelë Troje” futur tinëzisht prej borgjezisë ndërkombëtare gjoja për të pastruar gurrmazet nga mbeturinat, në fakt për ti përçarë rradhët e klasës puntore që mendjen nuk duhej ta kishte te mikroborgjezira si birra por tek triumfi mbarëbotëror i revolucionit proletar.
Të freskët apo të thartuar shqiptarët e gjerbnin birrën pa pyetur për cilësinë e saj apo hollësira të tjera.
Për birrën shqiptare dihej se bëhej prej uji dhe elbi, asgjë tjetër.
Prej të rrallëve që arrinin ta “çanin ferrën” ishte bërë e ditur se “jashtë shtetit” birrën e pinin më së shumti gjermanët. Birrë pinin edhe monarkofashistët grekë të cilëve pas pak do tu derdhnim plumb në gojë. Birrë, madje jo 1 por gjithato birra që mund të shiheshin me Kanoçe nëpër reklama dhe filma, pinte edhe qeflia Italia ku birra derdhej lumë. Në Çeki dhe Poloni ku uji prej kohësh kishte dalë jashtë përdorimit, birrën ta sillnin me rubinetë në shtëpi.
Efektet afrodiziake të birrës i shprehte më së miri pohimi; Filania i ka këmbët si shishe birre.
Për mardhënien e shëndetit me birrën shqiptarët e katandisur në skilipeca thoshin; Birra të shëndosh.
Një herë martohet burri. Dhëndërrit nuk duhet me ja prish qefin. Me anë miqsh e stërmiqsh që i gjente ku ishin e ku s’ishin, dhëndërri siguronte dasëm me birrë dhe akull me bollëk.
Më e bukur se nusja, më interesante se dhëndërri, më e bujshme se ahengu, birra ishte mbretëresha e dasmave. Nuk do kënaqemi kushedi se sa në dasmën e filanit, thoshin, se filani një cop gomar është, ama do pimë birrë sa do shqepemi.
Gastriti i pasditeve shoqëruar me ca konvulse lëngjesh të neveritshme që vinin nga stomaku, pushtonte skutat e epërme të kafshimit dhe bluajtjes së ushqimit si Xhingis Khani stepat e Rusisë. Kur “birrë s’kishte”, s’kishe nga ja mbaje, do duroje. Ama në ditën fatlume kur në klub “birrë kishte”, brenda gurrmazëve të shqiptarëve vërshonte e gurgullonte birra që shplante gjithçka nga buzët te zorrët.
Shqiptari duke gjerbur birrë birrë ishte një spektakël më magjepsës se Aleksandër Mosiu me në dorë kafkën. Pa patate të skuqura, kikirikë, bajame, dhe diabolerira të tjera nga këto të sotmet, duke kthyer birrën, shqiptarit i kërcitur gurrmazi glluk glluk si WC e bllokuar, pasuar nga një gromësimë e zgjatur si ofshamë Ferri.
Pirja e birrës ishte tmerr. Por heraherës duhej pirë një birrë për të mos e lënë gojën të bëhej hale.
Aq e rrallë ishte birra, sa sot e kësaj dite ka ende shqiptarë që pasi e kthejnë kqyrin nivelin deriku e kanë pirë me merak sikur të ishte e fundit shishe, që duhet kthyer ngadalë, se po mbaroi, tjetër s’ka.
Birra ishte edhe si monedhë apo mjet këmbimi në natyrë. Pyetja; Me sa birra do më qerasësh për nderin që të bëra ? ishte më se e zakonshme.
Në raste të rralla birra çfaqej edhe me bollëk. Thuhej për filanin apo fistekun; Pasi piu pa lujt venit dy arka birrë, doli bëri një shurrë kali plot me shkumë dhe dredha nëpër oborr.
Kishte plot që shkulnin tapën metalike me dhëmbë. Të tjerë me dhëmbë thërrmonin dhe hanin qelqet. Si dhe pse ndodhte kjo, një Zot e di.
Cikrrat, pështymat. qurret, gëlbazat, derdhjet, pjerdhjet, rrjedhjet, vjelljet, që shqiptarëve u dilnin në mënyrë të pavullnetëshme nga të gjitha brimat e trupit për shkak të birrës së keqe, ishin një spektakël mahnitës përtej çdo aftësie përshkruese me tekst, penel, daltë, pentagram.
Duke shplarë gurrmazin me birrë skadente e shtynë ekzistencën me dhjetra vite shqiptarët. Deri ditën kur erdhi birra. Por iku etja.

Etiketa: Edison Ypi

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Rama-Bushati duan t’i zhdukin emrin, Çamëria pushton mediat greke (foto)

Rama-Bushati duan t'i zhdukin emrin, Çamëria pushton mediat greke (foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje –

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje –

17:26 | 13/03/2026
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë –

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë –

17:02 | 13/03/2026
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:30 | 13/03/2026
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit –

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit –

15:26 | 13/03/2026
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital –

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital –

15:14 | 13/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje –
  • Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë –
  • Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit
  • SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit –
  • Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital –
  • Shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit në krim, pezullohet nga detyra efektivi i policisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje –
  • Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com