Biden, thirrje amerikanëve të kenë besim tek bankat – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Biden, thirrje amerikanëve të kenë besim tek bankat –

14:13 | 14/03/2023
në Uncategorized
0

Presidenti Joe Biden tha të hënën se sistemi financiar amerikan është i sigurt, në një përpjekje për të injektuar besim, pas falimentimit të beftë të dy bankave. Ky zhvillim nxiti frikë për pasoja më të mëdha.

“Depozitat tuaja do të jenë aty kur t’u nevojiten”, tha presidenti.

Të premten entet rregullatore amerikane mbyllën bankën “Silicon Valley”, ndërsa ajo u përball me mungesë të parash, ndërsa klientët nxituan të tërheqin depozitat e tyre, për shkak të shqetësimeve lidhur me aftësitë paguese të bankës.

Ky është falimentimi i dytë më i madh në historinë e vendit, pas asaj që ndodhi me bankën Washington Mutual në vitin 2008, e cila gjithashtu nuk arriti të përmbushë detyrimet financiare. Pas bankës Silicon Valley, edhe një bankë e dytë, banka Signature, me bazë në Nju Jork gjithashtu falimentoi.

Biden tha se do të kërkonte që përgjegjësit të japin llogari, ndërsa ushtroi trysni për mbikëqyrje e praktika më të mira që rregullojnë veprimtarinë e bankave më të mëdha. Presidenti premtoi se asnjë humbje nuk do të përballohej nga taksapaguesit.

“Amerikanët mund të kenë besim se sistemi bankar është i sigurt”.

Biden njoftoi gjithashtu shkarkimin e drejtuesve të bankave që falimentuan. “Nëse banka do të administrohen nga Korporata Federale e Sigurimit të Depozitave, ata që drejtojnë bankën nuk duhet të punojnë më atje”, tha ai. Korporata Federale e Sigurimit të Depozitave, është agjencia përgjegjëse federale për sigurimin e stabilitetit të sistemit bankar.

Me një vlerë kapitali prej 110 miliardë dollarësh, falimentimi i bankës Signature përbën rastin e tretë më të madh në historinë e SHBA-ve. Një tjetër bankë në vështirësi, First Republic, njoftoi të dielën se kishte forcuar situatën e saj financiare, falë financimit të siguruar nga Banka Qendrore dhe JPMorgan Chase.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Kryefajtorë të situatës Rama dhe Çuçi –

Kryefajtorë të situatës Rama dhe Çuçi -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Drejtësia dhe çështja “Beleri” përçanë shtetet e BE-së –

23:30 | 21/05/2026
Kuvendi miraton ndryshimet në Rregullore, PS dhe PD bëhen bashkë me 100 vota pro –

22:34 | 21/05/2026
Dhunohet drejtori i AKU Shkodër, goditet me sende të forta dhe qytë pistolete –

22:14 | 21/05/2026
Tender alla Beci për Fernand Nuhën/ Kontrata e dyshimtë 571 MLN lekë që shqep në mes të sezonit rrugën e Bregut të Detit në Velipojë –

21:34 | 21/05/2026
Mosdeklarimi i pasurisë, Gjykata e Lartë rrëzon vendimin për ish-anëtarin e KPA-së –

21:08 | 21/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Drejtësia dhe çështja “Beleri” përçanë shtetet e BE-së –
  • Kuvendi miraton ndryshimet në Rregullore, PS dhe PD bëhen bashkë me 100 vota pro –
  • Dhunohet drejtori i AKU Shkodër, goditet me sende të forta dhe qytë pistolete –
  • Tender alla Beci për Fernand Nuhën/ Kontrata e dyshimtë 571 MLN lekë që shqep në mes të sezonit rrugën e Bregut të Detit në Velipojë –
  • Mosdeklarimi i pasurisë, Gjykata e Lartë rrëzon vendimin për ish-anëtarin e KPA-së –
  • IBAR u amendua seriozisht për shkak të korrupsionit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Drejtësia dhe çështja “Beleri” përçanë shtetet e BE-së –
  • Kuvendi miraton ndryshimet në Rregullore, PS dhe PD bëhen bashkë me 100 vota pro –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com