Në 100-vjetorin e lindjes së Musine Kokalarit, një vit më parë Bashkia e Tiranës, vendosi që njërën ndër Bibliotekat e Qytetit, ta emëronte pikërisht me emrin e saj.
Kryetari i bashkisë Erion Veliaj deklaron se Biblioteka e re “Musine Kokalari” e Njësisë nr. 17 është thuajse gati.
Me anë të një postimi në facebook, Veliaj shkruan: “Është lajm i mirë për një qytet kur bibliotekat bëhen më të mira se kafenetë luksoze“. Më pas, kryetari Veliaj ka vijuar edhe me njoftimet për hapësirat e reja sportive për fëmijët te Liqeni.