Betonizohen zbulimet arkeologjike të periudhës romake tek “Veliera” në Durrës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Betonizohen zbulimet arkeologjike të periudhës romake tek “Veliera” në Durrës

13:09 | 16/07/2017
në Uncategorized
0

Është mbuluar me beton një nga strukturat e zbuluara nga sondazhet arkeologjike, pas nisjes së zbatimit të projektit “Veliera”, në qytetin e Durrësit.

Shtresat e betonit kanë mbuluar sondazhin numër 3, që sipas Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë (KKA), struktura është një “pilastër romak” (që shërbente për mbajtjen, përforcimin e murit, ku supozohet prania e një porte).

Nga gërimi i arkeologëve doli në dritë kjo strukturë, që është vijim i murit rrethues të qytetit, i cili i përket shekullit II, pas lindjes së Krishtit. E megjithatë ky sondazh nuk u krye i plotë sepse nevojitej të gërmohej edhe pjesa e rrugës, që ishte e pamundur si pasojë e kalimit të automjeteve mbi të.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Arkeologët i kanë përfunduar sondazhet prej disa muajsh dhe raporti mbi zbulimet arkeologjike është përfunduar. Por duket se kjo periudhë e gjatë nuk ka qenë e mjaftueshme që KKA-ja të merrte një vendim përfundimtar mbi këtë projekt.

Çfarë thotë firma që po zbaton projektin?

Përfaqësues të saj u shprehën për Amfora.al se disponojnë një vendim të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë, që thotë se do të lihen disa gropa (dritare me xham) për të parë strukturat e mbuluara.

Por këto dy hapësira ngjasojnë tërësisht si “puseta” dhe pozicioni i tyre përveç se është larg strukturës së betonizuar, nuk lejon shikimin brenda saj.

Ndërsa Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë zyrtarisht nuk ka bërë publik asnjë vendim të tij mbi këtë pretendim të firmës private dhe hera e fundit kur KKA-ja ka publikuar një vendim, është muaji Maj. Po ashtu burime të Amfora.al pohuan se nuk ka asnjë vendim që e jep këtë udhëzim.

Por në mbledhjen e fundit KKA-ja ngarkoi Këshillin Kombëtar të Restaurimeve që (pa cënuar vendimin e Gjykatës Administrative Durrës) të shikonte mundësinë e ruajtjes së strukturave të zbuluara. Konkretisht:

  1. Bastioni fortifikues i qytetit, ndërtim i shekullit XVII;
  2. Ngrehina e periudhës osmane e shekullit XIX, e ripërdorur si Konak i Princ Vidit, në vitin 1913;
  3. Pilastri romak në sondazhin nr. 3 (në afërsi të pallatit “Fly”);
  4. Strukturat e zbuluara në sondazhin nr. 4 (pranë Bulevardit “Epidamn”);

Dhe në fund vendimi i marrë duhej të kalonte për vendimarrje në KKA. E teksa nuk ka një vendim të publikuar së paku në faqen zyrtare të KKA-së, firma private që po zbaton projektin e bashkisë Durrës prej 8 muajsh, ka vijuar betonzimin e strukturave të shekullit II, pas lindjes së Krishtit.

Por jo vetëm! Pranë sondazhit nr.4, ku gjendet edhe një pjesë e murit rrethues të qytetit (mbuluar me çakull) një punëtor i firmës ka “copëtuar” një strukturë muri me tulla dhe llaç (i ngjashëm me murin rrethues), pa praninë e arkeologëve.

Por ky betonizim nuk ndodh pa dijeninë e bashkisë Durrës. Mjafton të përmendim faktin se në pallatin që ngrihet aty ngjitur, jeton kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.

Betonizohen “vendimet e gjykatave”

Gjykatat, prokuroria dhe përmbarimi janë treguar të paaftë për zbatimin e vendimeve të tyre;

Me datë 3 mars, Prokuroria e Durrësit kërkoi vendosjen e sekuestros preventive (të përkohshme) ndaj firmës që po kryente punimet në zonën e sipërme të projektit. Gjykata Administrative Durrës, me datë 16 shkurt, vendosi pezullimin e punimeve në pjesën e sipërme të projektit.

Me datë 24 shkurt, Zyra e Përmbarimit Durrës nxorri një urdhër që detyronte bashkinë Durrës, të ndërpriste punimet në “vendin ku janë gjetur zbulimet arkeologjike (sesioni i pallatit)”.

Urdhëri ishte afat lënie kohë ndaj bashkisë 5 ditë, e ndërkohë që kaluan 4 ditë nga lëshimi i tij, punimet dhe pompat e betonit nuk ndalën së punuari edhe përgjatë orëve të mbrëmjes.

Por bashkia Durrës e apeloi vendimin e gjykatës dhe me 25 datë prilll, Gjykata e Apelit Durrës la në fuqi vendimin për “Pezullimin e punimeve në zonën arkeologjike A”.

Çfarë thonë institucionet?

Amfora.al kontaktoi disa prej drejtuesve përgjegjës të institucioneve të kulturës, të cilët kërkuan që t’i drejtoheshim në mënyrë zyrtare për rastin, duke nënkuptuar se nuk ka një vendim nga KKA-ja që e legjitimon këtë betonizim të strukturave arkeologjike.

Megjithatë për rastin në do t’i drejtohemi zyrtarisht të gjitha institucioneve të kulturës dhe do të raportojmë në vijim.

Sa ligje janë shkelur?

  1. Vendimi i Gjykatës Administrative Durrës, për pezullimin e punimeve në zonën e sipërpërmendur;
  2. VKM-ja e vitit 2011-të, “Për administrimin e zonës arkeologjike A dhe B në qytetin e Durrësit”, që nuk lejon ndërtimet në zonën arkeologjike A;
  3. Ligji “Për trashëgiminë kulturore”, që ndalon vazhdimin e punimeve pas gjetjes së gjurmëve apo objekteve me vlerë arkeologjike dhe etnografike;

Por përveç ligjit, qytetarët durrsakë dhe jo vetëm, protestuan rreth 4 herë, me një kërkesë të vetme, “mbrojtjen e zbulimeve arkeologjike tek sheshi “Veliera”, me një kosto rreth 6 milion dollar. Grupimi qytetar-rinor “Aktiv për Durrësin” ka qenë faktor kyç në zhvillimin e këtyre protestave  dhe ka denoncuar dhe vijon të paraqes shkeljet në këtë projekt të bashkisë Durrës dhe jo vetëm.

/Amfora.al/

Etiketa: betonizohetDurrësromakeVelierazbulime arkeologjike

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Në makinë me një femër, biznesmeni nga Vlora vdes në mënyrë të mistershme

Në makinë me një femër, biznesmeni nga Vlora vdes në mënyrë të mistershme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

23:12 | 14/01/2026
Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

23:06 | 14/01/2026
Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

22:12 | 14/01/2026
BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

21:52 | 14/01/2026
Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

21:38 | 14/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –
  • Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –
  • Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –
  • BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –
  • Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –
  • Seria A/ Barazimi i tretë radhazi për Napolin, bllokohet edhe ndaj Parmës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –
  • Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com