Është betuar pasditen e sotme para Presidentit Ilir Meta, gjyqtarja e dytë e Gjykatës së re Kushtetuese, Elsa Toska.
Me betimin e gjyqtares Toska plotësohet vakanca e parë në Gjykatën Kushtetuese që zëvendëson ish-gjyqtarin, z.Vladimir Kristo.
“Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë!”, është shprehur Toska.
Presidenti Ilir Meta pas betimit i uroi suksese gjyqtares Elsa Toska në detyrën e saj të rëndësishme.