Betimi i kryetarëve të komunave dhe ultimatumi serb – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Betimi i kryetarëve të komunave dhe ultimatumi serb –

08:53 | 24/05/2023
në Uncategorized
0

Të enjten betohen edhe tre kryetarë shqiptarë në komunat veriore të Kosovës. Serbët që bojkotuan zgjedhjet lokale nuk i pranojnë ata. Lista Srpska thotë, se “përgjigjja e popullit serb do të jetë më 1 qershor”.

Sipas zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, komunat në veri të banuara me shumicë serbe do të funksionalizohen, megjithë  vështirësitë dhe rezultatet jo të kënaqshme të pjesëmarrjes në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të 23 prillit. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal është duke bashkëpunuar me kryetarët e zgjedhur të komunave në veri të Kosovës, për të organizuar seancat e asambleve komunale, si dhe betimin solemn edhe të tre kryetarëve shqiptar, Zubin Potok Izmir Zeqiri, Leposaviq Lulzim Hetemi dhe Zveçan Ilir Peci. Betimi i kryetarëve të këtyre tri komunave do të bëhet këtë të enjte. Deri më tash, betimin solemn para Kuvendit Komunal e ka bërë vetëm kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq. Komuna e Mitrovicës së Veriut ka objektin e saj, ndërsa në tri komunat e tjera deri më tani në të njëjtat objekte komunale kanë punuar institucionet komunale të sistemit të Kosovës, por edhe organet paralele të përkohshme, të cilat punojnë sipas sistemit të Serbisë.

Bllokimi i Listës Srpska

Serbët e veriut të Kosovës u larguan nga institucionet në shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë së Kosovës për ri-regjistrimin e automjeteve që kishin targa ilegale të lëshuara nga Serbia. Po ashtu serbët e veriut bojkotuan zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të 23 prillit dhe thanë se nuk i pranojnë rezultatet, dhe as kryetarët e rinj që u zgjodhën nga komuniteti shqiptar. Madje përfaqësues të Listës Srpska që është partia më e madhe e serbëve të Kosovës i dhanë ultimatum Qeverisë së Kosovës – deri më “1 qershor, duhet ndaluar represioni, shpronësimi, arrestimi, persekutimi dhe sulmet ndaj serbëve”. Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, në një konferencë për media ka thënë se me “fillimin e betimit të kryetarit të ri të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje filloi zyrtarisht pushtimi i veriut e do të përfundojë kur të vendosin serbët”.

“Përgjigjja e popullit serb do të pasojë më 1 qershor, ata do ta mbrojnë veten me të gjitha mjetet”, është shprehur Igor Simiq duke mos saktësuar se cilat janë këto mjete. Sipas tij, Lista Srpska, “ka arritur të ruajnë qetësinë dhe të frenojë njerëzit që të mos reagojnë ndaj emërimit të një kryetari të rremë”. Ky reagim u bë menjëherë pas betimit më 19 maj të kryetarit të ri të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, i cili menjëherë emëroi një serbe nënkryetare, Katarina Axhançiq, nga radhët e komunitetit serb.

Kryetari Atiq, tha se ai do të punojë me të gjithë qytetarët në veri, pa dallim etnie.”Ne me gjithë ekipin, do të punojmë për të gjithë qytetarët pa dallim dhe pa diskriminim. Angazhimin më të madh do ta bëjmë për ta normalizuar këtë pjesë të komunës. I bëj ftesë të gjithë qytetarëve që të na takojnë, të na vizitojnë dhe të bashkëpunojmë sa më mirë për të mirën e qytetarëve”, ka deklaruar Atiq.

“Zgjedhjet e 23 prillit nuk përbëjnë zgjidhje politike të qëndrueshme afatgjatë”

Pas bojkotit masiv të zgjedhjeve lokale të prillit, pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte vetëm 3.47 për qind. Ndërkohë ambasadorët në Kosovë të vendeve më të industrializuara QUINT, shprehin shqetësimin e tyre për situatën e krijuar në veri të Kosovës. Ata ata thanë se “zgjedhjet e 23 prillit nuk përbëjnë zgjidhje politike të qëndrueshme afatgjatë për komunat e përfshira, për shkak të bojkotit nga komuniteti serb”.

QUINT, ku bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Britania, Franca, dhe Italia u bënë thirrje të gjithë aktorëve në rajon që urgjentisht të punojnë së bashku drejt një zgjidhjeje që siguron demokraci të qëndrueshme përfaqësuese në këto komuna. “Nuk duhet të ketë veprime apo iniciativa, përfshirë nga kryetarët e sapozgjedhur të komunave dhe kuvendet komunale  që nuk i shërbejnë popullit ose që mund të rrisin tensionet. Kjo përfshin ushtrimin e më shumë se kompetencave administrative dhe procesin e marrjes së detyrës pasi nuk ka kërkesë që kryetarët e komunave të bëjnë betimin në zyrat komunale. Të gjitha palët duhet të përmbahen nga përdorimi i forcës ose veprimet që ndezin tensionet ose nxisin konfliktin”, thuhet në deklaratën e përbashkët të vendeve të Quint-it.

Javën që shkoi Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, zhvilloi biseda të ndara telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Zyrtari i lartë amerikan porositi Kurtin dhe Vuçiq, që të vazhdohet puna e rëndësishme për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve dhe duke kërkuar nga palët që t’i shmangin provokimet.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Finalja e Kupës/ Interi ka “provën gjenerale” me Fiorentinën para Cityt –

Finalja e Kupës/ Interi ka “provën gjenerale” me Fiorentinën para Cityt -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ditë praktike dhe reflektive –

Ditë praktike dhe reflektive –

08:57 | 10/05/2026
Ditë praktike dhe reflektive –

Ditë praktike dhe reflektive –

08:35 | 10/05/2026
Rusia feston 9 Majin nën tensione të larta, ja pse parada e këtij viti ishte ndryshe –

15:37 | 09/05/2026
Fundi i dominimit tradicional? Britania përballet me ndryshim historik politik –

15:05 | 09/05/2026
Çështja e presidentit në Kosovë, Kurti fton PDK-në dhe LDK-në që të propozojnë tre emra –

Zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, LVV propozon Albin Kurtin për kryeministër –

14:47 | 09/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Ditë praktike dhe reflektive –
  • Ditë praktike dhe reflektive –
  • Rusia feston 9 Majin nën tensione të larta, ja pse parada e këtij viti ishte ndryshe –
  • Fundi i dominimit tradicional? Britania përballet me ndryshim historik politik –
  • Zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, LVV propozon Albin Kurtin për kryeministër –
  • Dita e Europës është thirrje ndryshim, por PD s’mund ta bëjë me një lider prej 36 vitesh në krye –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ditë praktike dhe reflektive –
  • Ditë praktike dhe reflektive –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com