Beteja te Teatri Kombëtar/ Vasili: Rezistenca qytetare do të triumfojë mbi vandalët (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Beteja te Teatri Kombëtar/ Vasili: Rezistenca qytetare do të triumfojë mbi vandalët (film)

14:18 | 29/07/2019
në Shqiperi
0

Te Teatri Kombëtar është beteja e ligjit me antiligjin, mes qytetarisë dhe vandalëve

Kështu e cilëson situatën për shembjen e Teatrit Kombëtar, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili.

Në një deklaratë për mediat, Vasili deklaron se kjo betejë është politizuar vetëm nga Edi Rama dhe sejmenët e tij të cilët në vend që ti kthejnë përgjigje se pse e shkelën dhunuan ligjin për të grabitur pronën publike.

https://video.syri.net/upload/videos/2019/07/CxmwHrYlgrGRkBF5IfnN_29_a67da3688dcd18da479228b338d39aca_video_240p_converted.mp4

Deklarata e plotë e Vasilit:

Të gjithë shqiptarët janë me sy e vesh të hapur dhe në këmbë për të mbrojtur Teatrin Kombëtar nga grabitësit e pushtetit dhe hajdutët me kravatë.Sepse:

Te Teatri është beteja e ligjit, me antiligjin.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Mbrojtjes të vlerave dhe rrënjëve kulturore e historike nga njëra anë dhe pushtetarëve shkatërrues nga ana tjetër.

Beteja mes qytetarisë dhe vandalëve.

Beteja për mbrojtjen e pronës dhe interesit publik kundër grabitjes dhe vjedhjes së tij.

Është beteja mes shkuarjes në Europë përmes vlerave përballë antivlerave të hajdutëve dhe pastruesve të parave të krimit që na mban larg nga Europa.

Është lufta për të mbrojtur memorien e ndritur të vendit nga njëra anë dhe atyre që duan ta shuajnë këtë memorie nga ana tjetër.

Çështja e Teatrit Kombëtar është një betejë në rradhë të parë qytetare, e prirë nga profesionistët dhe që i ka qëndruar fort këtij dimensioni.

Kjo betejë është politizuar vetëm nga Edi Rama dhe sejmenët e tij të cilët në vend që ti kthejnë përgjigje se pse e shkelën dhe dhunuan ligjit për të grabitur pronën publike, janë fshehur pas parrullave politike, boshe, për fat të keq të mbështetura dhe nga disa ndërkombëtarë.

Në çështjen e Teatrit Kombëtar është shkelur Kushtetuta e Shqipërisë, është shkelur Konventa Evropiane e Trashëgimisë Kulturore, është dhunuar kryq e tërthorë parimi i decentralizimit dhe autonomisë vendore duke rrëmbyer kompetencat, janë dhunuar standartet dhe vlerat e Bashkimit Europian dhe parashikimet e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, është grabitur prona publike në mënyrë të dhunshme dhe gjithshka është reduktuar në një tender të paracaktuar, të qepur sipas kostumit të fituesit dhe interesave qindra milionëshe të Edi Ramës dhe të tijëve.

Ky skandal i dimensioneve kombëtare është aty në mes të sheshit.

Një skandal i tillë sdo guxohej të ndodhte në asnjë kryeqytet europian të perëndimit, ku aktorë e protestues janë dhunuar mes sheshit, janë rrethuar duke mos u lejuar as ujë të pijnë, dhe gjithë kjo dhunë shtazarake ka qenë vetëm në funksion të grabitjes së pronës publike, dhunimit të interest publik dhe vijimësi e planit të zi për instalimin e antishtetit.

Përfundimisht, Teatri është vijë ndarëse edhe për ndërkombëtarët që janë shnderruar ne avokate te qeverise dhe qe degjojne vetem italishten e qeverise nderkohe qe edhe ne opozite ka mjaft qe flasin e italishten por ate te se vertetes dhe jo ate te korrupsionit dhe grabitjes.

Eshte dita qe at ate zgjedhin në Shqipëri, të cilët janë pro vendosjes së ligjit dhe shtetit të së drejtës, apo me grykësinë dhe babëzinë e qeverisë?

Janë me të drejtën e qytetarëve që të protestojnë e të mbrojnë të drejtën publike apo më dhunuesit e pacipë të çdo të drejte themelore për tu shprehur?

Janë për tendera fiktivë për të pastruar qindra miliona euro apo janë për procedura transparente të një vendi që aspiron në BE?

Janë për tërheqjen zvarrë të njerëzve që për dhjetra vjet kanë prodhuar art e kulturë apo janë në mbrojtje të atyre që kanë prodhuar për dhjetra vjet art kulturë e kanë edukuar brezat?

A do guxonte njeri të tërhqite zvarrë Macello Mastoianon, apo Michele Placidon, apo Giancarlo Gianinin, apo Michele Picolin, Alen Delonin, Zhan Gabenin, Robert De Niron, Inuke Dauglas, Al Pacinon?

Edhe Shqipëria është krenare për artistët e saj të mëdhenj e do t’i mbrojë deri në fund, ndërsa ata që sillen si pushteues e nga mëngjesi deri në darkë mendojnë si do futen aty brënda si hajna natën në sallën e teatrit, do të shporren.

E gjithë kurajua e hajdutëve në pushtet vjen nga drejtësia e kapur dhe pandëshkueshmëria që erdhi pas kapjes së drejtësisë.

Asnjë shqiptar nuk do tërhiqet përpara dhunuesve të qeverisë të cilët grabisin të gjithë pronat publike e private duke e konsideruar Shqipërinë çifligun e tyre privat.

Asnjë procedurë tenderi korruptiv nuk mund të shërbejë dhe nuk do të shërbeje si alibi e krimit shtetëror të konsumuar tek Teatri Kombëtar dhe çdo avokati e këtyre procedurave korruptive do të refuzohet me forcë.

Korrupsion dhe grabitje do të thotë antiligj dhe çdo mbështetje do të jetë edhe ajo antiligjore.

Rezistenca qytetare do të triumfojë mbi antishtetin e kriminelëve në pushtet!

Shqipëria është e para, shqiptarët janë të parët!

Etiketa: nenkryetari i lsiPetrit VasiliTeatri Kombëtar

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Ngjarja makabër trondit Rusinë/ Modeles së njohur i presin fytin, gjendet e zhveshur në valixhe

Ngjarja makabër trondit Rusinë/ Modeles së njohur i presin fytin, gjendet e zhveshur në valixhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com