Beteja për Kavajën, ky është demokrati tjetër që hyn në Primare – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Beteja për Kavajën, ky është demokrati tjetër që hyn në Primare

10:10 | 02/11/2022
në Uncategorized
0

Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Fisnik Qosja, ka shpallur sot kandidaturën për të hyrë në Primare për Bashkinë e Kavajës, disa ditë pasi ish-kryebashkiaku i Kavajës, Isa Sakja u bë i pari që u fut në garë për bashkinë.

Përmes një postimi në Facebook, Qosja bën me dije se do të hyjë në garë për bashkinë e Kavajës përmes primareve që do të zhvillohen në PD, pasi situata në të cilën ndodhet vendi është dramatike dhe ndryshimi duhet të vijë vetëm me angazhim. Qosja shpreh bindjen se do t’i shërbejë me përulësi banorëve të qytetit të tij, ndërsa nuk i ka kursyer kritikat për qeverisjen e socialistëve.

Kujtojmë se, ish-kryebashkiaku i Kavajës Isa Sakja ka shpallur kandidaturën për Primaret e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit dy ditë më parë. Ai u shpreh me anë të një mesazhi se populli i Kavajës do të rikthejë demokracinë në pushtetin lokal.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Statusi i plotë:

Të dashur miq!

Banorë të Bashkisë së Kavajës.

Dua të ndaj me ju vendimin që kam marrë për t’u futur në garën për Bashkinë e Kavajës, përmes primareve që do të zhvillohen në Partinë Demokratike.

Situata ku ndodhet sot gjithë vendi, por sidomos Bashkia jonë, është dramatike. Ndryshimi mund të vijë vetëm me angazhim, vetëm duke u bërë pjesë e përpjekjes për të mos i lënë gjërat në këtë rrokullisje çdo ditë e më keq.

Në këto kushte, unë vendosa të bëhem pjesë e ketij proçesi, të jap kontributin tim, duke hyrë në këtë garë, ku jam i sigurt se do te dalim te gjithe te fituar.

Asgjë nuk do të ndryshojë nëse secili qëndron duke bërë sehir.

E ndjej se mund të shërbej, mund të ndihmoj qytetin tim, ku kam lindur, ku kam familjen, e ku po rris dhe djalin tim. Kam bindjen se mund t’i shërbej me përulësi banorëve të mrekullueshëm të Njësive Administrative Golem, Synej, Luz i vogël dhe Helmas. Dua të jemi zëri i qindra mijëra emigrantëve Kavajas, kudo që ndodhen jashtë vendit, duke krijuar ura të sinqerta bashkëpunimi në interes të zhvillimit dhe prosperitetit të Bashkise sonë.

Përgjegjësive nuk i kam ikur asnjëherë, edhe kur kam qënë më i ri.

Të marrësh sot përgjegjësi për të hyrë në një garë, me synimin për të përmirësuar gjendjen, e për t’i shërbyer qytetarëve, është angazhim fisnik. Unë vetë do ta vlerësoj këtë nisëm tek çdokush.

Ju e dini shumë mirë se çfarë ka ndodhur këto vite me Kavajën. Eshtë bërë eskperimenti më i keq i rilindjes.

U premtua se do të shndërrohej në Venecia me lundrim e me varka, sot kemi një Bashki të falimentuar.

Të falimentuar zyrtarisht. Sepse, një model i dështuar, nuk sjell tjetër përvecse dështimin e radhes.

E kjo e ka zanafillën tek shmangja e votës dhe shmangja e llogaridhënies.

Kujt i jep llogari sot kryetari i Bashkisë? A ndihet ai nën detyrim para qytetarëve dhe banorëve të Kavajës për mungesën e investimeve, për hapësirat që nuk janë, për lulishtet që nuk ekzistojnë, për plazhet e papastruara, për sherbimet qe nuk ofrohen, për kopshtet e çerdhet që na duhen? Për taksat e rritura, për gjobat, për asfiksimin e biznesit të vogël?

Nuk ndihet përgjegjës sepse nuk është votuar, thjesht ka marrë një zyrë që është ndarë si plaçkë në Tiranë, nga bosi i madh i rilindjes.

Ndaj janë shumë të rëndësishme primaret që po zhvillohen në PD, sepse është kthim tek themeli, tek vota, tek kontrata me njerëzit.

Pra, përpara se të kërkojmë besimin e mbarë qytetarëve, fillimisht ne luftojmë, garojmë për besimin e anëtarësisë dhe simpatizantëve të PD.

Kjo e rrit dyfish përgjegjësinë, dhe llogaridhënien nesër.

Jam gati të marr përgjegjësi, me bindjen e palëkundur se ka shumë për të bërë për qytetin dhe zonat rurale , me nje objektiv te qartë për t’i dhënë qytetarëve tanë shërbime cilësore, të harmonizuara, kudo ku banojnë qytetarët tanë dhe në këtë kontekst unë kam shumë për të dhënë, për të dëshmuar që do t’i qendroj besnik angazhimeve t” marra para Jush, duke punuar me Ju, me dedikim dhe ndershmëri.

E dua Kavajën dhe i di mirë plagët dhe dhimbjet e saj.

Askush nuk bën dot mrekulli dhe nuk e shndërron gjendjen brenda natës. Unë ju garantoj se kam vullnetin për të punuar çdo orë, pa ndërpreje, cdo ditë të jetës time për të zgjidhur problematikat, e për të bërë të mundur që qyteti të ecë përpara me energjinë e vet dhe me mbështetjen e padiskutueshme të Bashkisë dhe zyrës së Kryetarit.

Çdo gje në shërbim të qytetarëve, çdo gjë në shërbim të Kavajës.

Me projekte, me plane konkrete do ta rikthejmë qytetin në lavdinë që i takon, do të krijojmë një mjedis ku njerëzit të kenë mundësi të rriten, të ecin përpara, të krijojnë diçka të tyren, e të mos mendojnë vetëm për të ikur.

Besoj shumë tek gjykimi i sprovuar i anëtarëve dhe simpatizantëve të PD dhe jam i bindur se në fund të këtij procesi, do të jemi më të fortë dhe më të bashkuar.

Etiketa: Kryesore1PDprimare

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
“Filloi të më prekte me zor”, shqiptari ngacmon seksualisht një 16-vjeçare në tramvaj

"Filloi të më prekte me zor”, shqiptari ngacmon seksualisht një 16-vjeçare në tramvaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Jam kryetari Tonin Marinaj, më duhen 40 mijë euro”/ Si u mashtrua biznesmeni përmes telefonit –

“Jam kryetari Tonin Marinaj, më duhen 40 mijë euro”/ Si u mashtrua biznesmeni përmes telefonit –

18:24 | 11/01/2026
Shkuan për të parë borën në Dajt, qytetarët bllkohen në trafik kilometrik –

Shkuan për të parë borën në Dajt, qytetarët bllkohen në trafik kilometrik –

18:08 | 11/01/2026
(VIDEO) Arsenali mposht Portsmouth me 4 gola, avancon në FA Cup –

(VIDEO) Arsenali mposht Portsmouth me 4 gola, avancon në FA Cup –

17:54 | 11/01/2026
VIDEO/ Nkunku shpëton Milanin nga humbja ndaj Fiorentinës –

VIDEO/ Nkunku shpëton Milanin nga humbja ndaj Fiorentinës –

17:42 | 11/01/2026
Aksion në bregdet/ Vlora përmbytet, Kryeministri Rama kreh plazhin –

Aksion në bregdet/ Vlora përmbytet, Kryeministri Rama kreh plazhin –

17:30 | 11/01/2026

Më Të Lexuarat

  • “Jam kryetari Tonin Marinaj, më duhen 40 mijë euro”/ Si u mashtrua biznesmeni përmes telefonit –
  • Shkuan për të parë borën në Dajt, qytetarët bllkohen në trafik kilometrik –
  • (VIDEO) Arsenali mposht Portsmouth me 4 gola, avancon në FA Cup –
  • VIDEO/ Nkunku shpëton Milanin nga humbja ndaj Fiorentinës –
  • Aksion në bregdet/ Vlora përmbytet, Kryeministri Rama kreh plazhin –
  • Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Jam kryetari Tonin Marinaj, më duhen 40 mijë euro”/ Si u mashtrua biznesmeni përmes telefonit –
  • Shkuan për të parë borën në Dajt, qytetarët bllkohen në trafik kilometrik –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com