Partia Demokratike do të aktivizojë një strukturë për të mbrojtur votën në zgjedhjet e 11 shtatorit në Dibër.
Burimet i thanë Ora News, se struktura ka për qëllim mbrojtjen e votës se lirë, ndërsa pjesë e saj mësohet se kryesisht janë ish- zyrtarë të Policisë së Shtetit të liruar nga detyra pas vitit 2013.
Gjithashtu pjesë e kësaj strukture në ditët e fundit do të bëhen dhe të rinjtë nga korpusi “Azem Hajdari”.