Berlini i ka bërë thirrje presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanovit t’i dorëzojë menjëherë mandatin shumicës parlamentare dhe t’i japë fund krizës në Maqedoni.
Mediat vendase bëjnë me dije se minsitri i Jashtëm gjerman Zigmar Gabriel, i ka kërkuar Presidentit maqedonas zgjidhjen e ngërçit të tejzgjatur.
“Ekziston shumica parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë, e cila buron nga zgjedhjet e fundit parlamentare. Shkalla e pasigurisë me të cilën përballet vendi aktualisht, zgjon emocione të vjetra ndaj përbën dhe një rrezik madhor. Kjo është arsyeja përse ne angazhohemi për kapërcimin e krizave në Ballkan, e veçanërisht në Maqedoni. Qëllimi është të shtohet kujdesi për krijimin e një bashkëjetese paqësore dhe demokratike”, ka qenë deklarata e Gabriel.