Ne përditësim…
Ish kryeministri, Sali Berisha: Ju informoj se në këtë qytet, si qëllim më madhor, kam patur dhe kam takimin dhe bashkëbisedimin me qytetarët e Gjirokastrës të cilët unë dëshiroj sikundër qytetarët e tjerë, të kenë një zë në mediat tuaja, të shprehin lirshëm mendimet e tyre mbasi sot i përjashtuari më i madh në këtë vend është qytetari shqiptar. Ju jeni dëshmitarë se për establishmentin, fjala qytetar po zhduket nga fjalori, fjala fermer nuk ekziston në fjalor, fjala i ri apo student nuk ekziston.
Ka qenë dhe do mbetet qëllimi im të bëj gjithçka që qytetarët të kenë zërin e tyre. Në këtë tur vij gjithashtu për të informuar qytetarët për ndryshimin që sjell PD-ja. Kur nisëm këtë rrugë, premtimi ynë ishte ndryshimi dhe si një kusht themelor që forca jonë politike të vijë në pushtet pasi kishte humbur disa beteja dhe ishte bërë e paaftë të fitonte. Nëse kjo forcë politike nuk realizonte ndryshimet e mëdha dhe rrënjësore, në kuadër të këtyre ndryshimeve ne hymë në këtë fushatë elektroale me një platformë më demokratike se kurrë, hymë me platformën e primareve ku do votojnë jo vetëm anëtarët por edhe simpatizantët e PD-së.
Me këtë platformë i japim një frymë të re demokracisë në Shqipëri. Nuk heqim dorë kurrë nga ideja se vota është themeli i begatisë së një vendi. Shrytëzoj rastin t’u bëj thirrje qytetarëve të Gjirokastrës dhe qendrave të vendit të konsiderojnë në mënyrë më serioze kandidimin në primaret e PD-së dhe Aleatëve pavarësisht nëse janë anëtarë të kësaj partie. I garantoj se do bëhet gjithçka për një garë transparente