Kryeparlamentari Ruçi i sugjeroi Bashës që të lirojë foltoren në mënyrë që të lejonte Berishën të flasë sipas radhës së paracaktuar, por kryedemokrati vijoi të flasë. Ruçi ndërpreu seancën, Basha vijoi fjalën e tij duke u transmetuar në media sociale, por edhe Berisha akuzoi qeverinë jashhtë ambienteve të kuvendit.
“Edvin Rama dhe Fatzi droga mashtruan si dy derra. Ky faqezi për të mbrojtur vëllain e tij gënjeu dhe u bë ekspert i zërit. Sot ky faqezi për ti shpëtuar kësaj ka ndërmarrë një akt të rëndë ndaj bashkëpunëtorit X. Provat janë absolutisht autentike, shqiptarët ta nxjerrin nga zyra, ta hedhin në lanë si një kalbësirë që po qelb Shqipërinë dhe Ballkanin”, tha ish kryeministri Berisha.