Ish-kryeministri: Është transferuar mbrëmë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në Akademinë e Rendit
Ish-kryeministri Berisha, publikoi një tjetër akuzë për ministrinë e brendëshme lidhur me paisjen e përgjimit. Përmes një mesazhi në facebbok, Berisha pretendon se pajisja e pergjimit është transferuar mbrëmë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në Akademinë e Rendit dhe është manipuluar gjatë gjithë natës! Berisha thotë se informacioni ka ardhur nga një officer policie, mesazhine të cilit ai e ka publikuar në facebook.
“Pershendetje doktor, nje oficer pedagog ne Akademin e Rendit dhe me thot qe paisja e pergjimit qe ka qene ne Drejtorin e Pergjithshme e kan sjelle mbreme naten tek Akademia e rendit. Nderkohë mediave u kan thene se esht dorzuar ne amabasaden italian gje qe esht absolurisht e pavertet. Gjat nates dy specialist te drejtorise se policise kane bere nderhyrje dhe fshirje dhe sot e ekspozuan si objekt mesimor per trajnim. flm”. Shkruan Berisha.