Berisha nis ‘luftë’ me SHBA-të, sulmon Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha nis ‘luftë’ me SHBA-të, sulmon Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken

21:04 | 28/03/2022
në Shqiperi
0

Sali Berisha ka nisur ‘misionin’ e tij në krye të PD-së, luftë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi është shpallur ‘non grata’. Pasi spastroi, grupin e WhatsApp, të Partisë Demokratike, ku zyra e shtypit sillte informacionet zyrtare nga selia blu, Sali Berisha tashmë po e përdor zyrtarisht këtë kanal komunikimi për të sulmuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Konkretisht, Sali Berisha ka sulmuar Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili shpalli Sali Berishën ‘non grata’, për korrupsion dhe minim të demokracisë.

Grupi i Rithemelimit, ka shpërndarë në këtë ‘ËhatsApp’ një artikull, të një gazetari amerikan, Joe Hoft, të një media të huaj jo të njohur, ‘The Gateëay Pundit’, (me shumë gjasa i paguar), i cili shkruan se sekretari Antony Blinken, ka lidhje familjare me George Sorosin dhe se sipas tij Berisha është sanksionuar pa arsye. Sipas gazetarit, i cili i referohet ish-këshilltarit të lartë të presidentit Trump për Sigurinë Kombëtare dhe Politikën e Jashtme, Richard Grenell, rezulton se prindërit e Blinken janë mbështetës të Shoqërisë së Hapur të George Soros.

‘Pretendimet e Berishës për Sekretarin Blinken dhe Sorosin nuk duhen hedhur poshtë kaq shpejt. Prindërit e Sekretarit të Shtetit të SHBA, Vera dhe Donald Blinken, kanë dhuruar në mënyrë të përsëritur për Shoqërinë e Hapur, madje kanë krijuar një fond të përhershëm në një arkiv të dhënash me bazë në Europë, që mban emrin e tyre- Arkivat e Shoqërisë së Hapur të Vera dhe Donald Blinken.’- shkruhet ndër të tjera në artikull.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Për faktin se është shpallur ‘non grata’, e vetmja provë sipas gazetarit amerikan është se Berisha ka kundërshtuar ndërhyrjen politike në George Soros, në të gjithë rajonin e Ballkanit. Madje gazetari Joe Hoft, i thur edhe elozhe ish-kryeministrit Sali Berisha, duke e cilësuar atë si mik të amerikanëve dhe madje është pritur nga të dy presidentët Bush.

Kujtojmë se ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim në një deklaratë për mediat, bëri të qartë se SHBA-të nuk mund të angazhohen me askënd që është shpallur ‘non grata’ nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor.

Më 19 maj të vitit 2021, DASH shpalli ‘non grata’ Sali Berishën si të përfshirë në “veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij”.

Etiketa: Antony BlinkenSali BerishaSekretariSHBAsulmon

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Ristani: Shqetësimi i Ramës, luksi i tij  dhe miqve të tij

“Alibeaj s’është asgjë në parti”/ Ristani tregon se çfarë do të ndodh me PD pas 30 prillit

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

23:31 | 16/03/2026
“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

22:53 | 16/03/2026
Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

22:31 | 16/03/2026
Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

22:05 | 16/03/2026
pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

21:41 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –
  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –
  • Raportim në DASH për çdo manipulim votash –
  • Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –
  • pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –
  • Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –
  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com