Ish kryeministri Sali Berisha e quan ekzekutim mafioz dhe larje hesapesh midis familjeve mafioze te pushtetit vdekjen e Shkëlzen Qordjes, 31-vjeçarit që u gjet i pajetë me plumb në kokë në një makinë brenda garazhit, të caktuar për mjetet e Ministrisë së Brendshme.
Berisha shkruan:
Fillon qerimi i hesapeve midis familjeve mafioze të pushtetit!
Ekzekutim mafioz i shoferit të familjes mafioze Xhafa. Mediat japin njoftimin që vijon më poshtë! Për të vdekurit ka vetëm ngushëllime për familjen dhe unë ngushëlloj familjen e viktimës!
Natyrisht një pyetje kërkon përgjigje, të cilën mjerisht duket se do ta marrë me vete viktima.
Kush e eleminoi shoferin e familjes mafioze Xhafaj??
Habilajt, për gjëmën që u bëri Goni/Gerondi dhe vëlla Fatziu ministër?
Apo kjo vrasje mafioze ka lidhje me ngarkesën e narkoeurove të Taulant Yaris/Gjura/Hoxha/Jashari??? sb