Nga Aulon Kalaja
Berati i thotë jo shitjes së detit, jo shitjes së Çamërisë, jo vend-varrimeve greke në Shqipëri, jo zhdukjes së fjalës së artë Çamëri
nga tekstet shkollore.
Berati patriotik dhe jo partiak dha një përgjigjje tjetër për tradhtarët.
U mblodhëm në pedonale dhe marshuam drejt Prefekturës. Përshëndesim qëndrimin e Presidentit të Republikës dhe i bëjmë thirrje Kryeministrit të tërhiqet nga negociatat okulte me Greqinë dhe të bëjë transparencë për shqiptarët.
Edhe sot i bëmë thirrje patriotëve që të jemi sa më shumë në protestën e bashkë-organizuar me Shoqatën Patriotike Çameria, të shtunën në orën 12:00, tek Blloku i Ambasadave, te busti i heroit Adem Jashari.
Kjo protestë e paprecedentë nuk do të ndalet, por do të vazhdojë në çdo qark të Shqipërisë dhe atje ku jetojnë shqiptarët. Shqipëria e shqiptarëve!