Policia e Beratit ka sekuestruar në tre banesa një sasi e konsiderueshme lënde narkotike.
Bëhet me dije se operacioni është kryer në fshatin Përparim, të Njësisë Administrative Bogovë, në Berat.
Si rezultat i zhvillimit të operacionit, është gjetur e braktisur një tjetër sasi e konsiderueshme lënde narkotike e futur në thasë.
“Sasia e lëndës narkotike e sekuestuar deri në këto momente përafërsisht 1.5 ton. Policia ka shoqëruar 6 persona. Si dhe deri ne keto momente jane shpallur ne kerkim tre persona. Operacioni vijon” informon policia e shtetit.