Policia e Beratit ka vënë në pranga 4 persona, njëri prej të cilëve punonjës policie.
Shtetasit u kapën në Kakavijë duke kaluar drejt Greqisë 2 shtetas shqiptarë kundrejt shumës 200 euro secili.
Gjatë Operacionit të koduar “Azilanti 5” janë arrestuar Kreshnik Kotollaku, Gezim Kapllani ,Valentin Gremi dhe Drini Çaçi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 298/2/ 3 i Kodit Penal.