Policia e Beratit ka arrestuar ditën e sotme një 53 vjeçar për armëmbajtje pa leje.
Pas informacioneve të marra në rrugë operativë polica e Beratit ka kryer një kontroll në banesën e 53 vjeçarit, dhe ka gjetur një gjetë 1 automatik model 56 dhe 2 krëhra me 47 fishek të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, parashikuar nga neni 278/2/3 i Kodit Penal.