Belind Këlliçi: I dorëzova dorëheqjen Bashës 1 muaj më parë, por nuk e pranoi! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Belind Këlliçi: I dorëzova dorëheqjen Bashës 1 muaj më parë, por nuk e pranoi!

13:50 | 08/11/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryetari në detyrë i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka deklaruar se një muaj më parë i ksihet ofruar kryedemokratit Lulzim Basha dorëheqjen e tij nga posti. Në një interevistë për “ABC”, disa ditë pas debateve për hapjen e garës nga kryedemokrati Lulzim Basha, Këllilçi ka dhënë një version tjetër, duke shtuar se vetë numri një i PD-së nuk e kishte pranuar.

“Dorëheqjen ia kam ofruar kryetarit të partisë para një muaji e gjysmë në zyrën e tij dhe nuk e ka pranuar. Unë nuk e kam problem dal e jap deri nesër dorëheqjen. Kur ndodhi peticioni i të rinjve e kam dorëzuar në tavolinë”, tha ai.

Po ashtu, në fjalën e tij Këlliçi sqaroi se zgjedhjet ishin shtyrë për këtë shtator, për shkak se një vit më parë nuk u arrit organizimi i tyre si pasojë e pandemisë e cila ndalonte grumbullimet. Ndërkohë që shtoi se ishte pikërisht ky forum me mandate të skaduara që bëri fushatë për kryedemokratin në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Read more

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

“Në 2020 nuk mund të bënim zgjedhje fair për shkak se ishte kohë pandemie dhe ndaloheshin grumbullimet. E kemi diskutuar dhe kishim gjykuar që në shtator të këtij viti unë të paraqisja dorëheqjen dhe sekretari i forumit rinor të ndiqte zgjedhjet në çdo strukturë. Do ta shihni dhe në ditët në vijim. Unë e kam mbyllur ciklin tim në forumin rinor. E kam dhënë kontributin tim. Jemi të gjithë jashtë mandatit. Por ka një problem.Në këtë moment e gjetëm të bëjmë zgjedhje. Në një komision ku nuk është sekretari. Basha nuk i bën dot zgjedhjet ashtu si do sepse ne kemi statut. Ka një problem shumë të madh. Forumi rinor nuk është një grup njerëzish. Unë e kam ofruar dorëheqjen time për shkak të një krize një muaj më parë. Do kemi aksionin tonë në ditët në vijim. Nuk ka shans të hyj në këtë situatë për të mbajtur karrigen e forumit rinor. Vendimi i Bashës është kontestuar 100%. Unë me këta të rinj kemi 6 vite që hamë gaz dhe shkojmë në protesta. Është i vetmi forum rinor në Ballkanin Perëndimor që ka çdo anëtar që ka provuar qelinë. Jemi arrestuar dhe kemi çështje penale për shkak se kemi qenë në protesta për të sjellë Bashën në pushtet. Ky forumi që ai thotë sot që ka mandate të skaduara deri më 25 prill bënte fushatë për Bashën. Kryetar partie sot të bëjnë njerëzit.  Si mundet ne ta bunkerizojmë partinë. Kam pritur një analizë për humbjen e zgjedhjeve dhe deri më tani nuk ka asnjë reflektim. Kjo situatë zgjidhet vetëm duke thënë të vërtetën. Unë nuk jam këtu për të thënë që ai gënjen dhe as për ta sulmuar,”-shtoi Këlliçi në fjalën e tij.

Pas shpalljes së garës nga Basha, Këlliçi doli kundër vendimit të kryedemokratit, duke e cilësuar atë si nul, ndërkohë që edhe lideri historik i PD-së, Sali Berisha foli kundë vendimit dje në “Foltoren” e Lushnjes. Zgjedhjet në këtë forum vijnë dy vite pas mbarimit të mandatit të Këlliçit në krye të Forumit. Ishte kryedemokrati Basha ai udhëzoi nisjen e procesit të rifreskimit të strukturave dhe ngritjen e një grupi pune që do të mbikëqyrë procesin, ndërsa shtohet si arsye për zgjedhje edhe fakti qw mandati i shumicës dërrmuese të drejtuesve të FRPD-së ka mbaruar dhe një pjesë e drejtuesve kanë tejkaluar moshën. Por e gjitha cilësohet si e qëllimtë pasi vendimi i kryedemokratit Basha për të shpallur zgjedhjet për drejtimin e Forumit Rinor të PD erdhi 48 orë përpara se Sali Berisha të zhvillonte një takim me të rinjtë e kësaj strukture të PD.

Etiketa: Belind KëlliçiKryetari në detyrë i Forumit Rinor të Partisë Demokratike

Të Lidhura

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

nga 27
22:22 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama, po dilte nga pallati i Kulturës ‘Labëria’ në Vlore në përfundim të takimit me banorë të Zvërnecit,...

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

nga 27
22:10 | 05/06/2026
0

Kryeministri, Edi Rama, mori pjesë sot në aktivitetin për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Vlorë. Gjatë fjalës së tij, Rama,...

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

nga 27
21:28 | 05/06/2026
0

Një “protestues” i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. Ambasadori i Bashkimit Evropian...

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

nga 27
21:20 | 05/06/2026
0

Gjatë takimit me socialistë të Vlorës, kryeministri Edi Rama vijoi replikat me kundërshtarët e ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke...

Para
Vrasja e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, prokuroria mbyll hetimet, kërkon burg për autorin e dyshuar dhe vëllain e tij

Vrasja e biznesmenit Hoxha, provat që fundosën autorin dhe vëllanë e tij

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

22:22 | 05/06/2026
Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

22:10 | 05/06/2026
Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

21:28 | 05/06/2026
Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

21:20 | 05/06/2026
“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

21:02 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –
  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –
  • Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com