Duke filluar nga sezoni i ardhshëm, Andrea Pirlo do të jetë trajneri i Juventus U23, teksa do të zëvendësojë trajnerin Fabio Pekia. “Sky Sport” ka publikuar lajmin, duke zbulon se negociatat mes palëve kanë përfunduar.
Ish-mesfushori italian ka gati 2 vite që ka marrë licencën e trajnerit dhe do të fillojë kështu karrierën e re në stolin bardhezi. Kujtojmë që pjesë e Juventus U-23 është edhe sulmuesi i Kombëtares Xhakomo Vrioni.
Ndihmës i tij në stol do të jetë Roberto Baronio. Ky i fundit ka shumë më shumë përvojë sesa Pirlo, pasi ka trajnuar Italia U-19, Breshan dhe të rinjtë e Napolit.