• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BE thirrje dy vendeve anëtare: Përmirësoni demokracinë

22:04 | 13/07/2022
në Bota
0

Bashkimi Evropian u bëri thirrje dhe u tërhoqi “veshin” Hungarisë dhe Polonisë ditën e sotme që të përmirësojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe medias, si dhe masat mbrojtëse kundër korrupsionit, duke thënë se kushtet për të zhbllokuar miliarda euro në ndihma për dy vendet nuk janë përmbushur dhe shqetësimet serioze vazhdojnë të mbeten.

Ky vlerësim bëhet në raportin e ri për gjendjen e shtetit ligjor të Komisionit Evropian, ku përfshihen rekomandime për përmirësime demokratike në të 27 vendet anëtare të bllokut, nga përmirësimi i transparencës për informacion financiar nga zyrtarët deri te dixhitalizimi i administratës publike.

Lexo edhe

Shkon mbi 12 mijë numri i të vdekurve nga tërmeti

Thellohet bilanci, shkon mbi 11 200 numri i të vdekurve nga tërmeti

U nxor nga rrënojat, momenti kur i vogli luan me ekipin e shpëtimit

Por vëmendja më e madhe është tek dy vendet ish-komuniste, ku qeveritë euroskeptike janë mbërthyer gjithnjë e më shumë në përplasje të ashpra me BE-në për migrimin, të drejtat e njeriut, çështjet e mjedisit dhe vlerat demokratike.

“Lufta e Rusisë në Ukrainë është një tjetër kujtesë për rëndësinë e punës sonë për të mbështetur dhe nxitur sundimin e ligjit në BE dhe më gjerë. Ne mund të mbetemi të besueshëm vetëm nëse shtëpia jonë është në rregull”.

Komisioni Evropian po ndalon qasjen e Budapestit tek 15.5 miliardë euro fonde stimuluese që synojnë të ndihmojnë në rimëkëmbjen e ekonomive nga rënia për shkak të COVID-it, dhe tek 36 miliardë euro të tjera të parashikuara për Poloninë, vendi më i madh në lindje të BE-së.

Komisioni ka miratuar tashmë pagesat për 25 vende anëtare. Polonia është në atë grup, por ajo nuk ka marrë ende asnjë fond pasi Komisioni zotohet të përmbahet nga kryerja e transfertës bankare nëse nuk përmirësohet gjyqësori polak.

Komisoni tha se “vazhdojnë shqetësimet serioze në lidhje me pavarësinë e gjyqësorit polak.”

Ekzekutivi i BE-së rekomandoi ndarjen e posteve të ministrit të drejtësisë dhe prokurorit të përgjithshëm, përmirësimin e qasjes së shoqërisë civile në hartimin e politikave dhe garantimin e një procesi të drejtë në vendimmarrjen për licencat e transmetimit të medias.

“Kjo nuk ka të bëjë me sundimin e ligjit,” tha ministri polak i Drejtësisë Zbignieë Ziobro, i cili është gjithashtu prokurori i përgjithshëm i vendit dhe personi përgjegjës për rishikimin e funksionimit të gjykatave polake që BE thotë se i lë ato të hapura ndaj ndërhyrjeve politike. Ka të bëjë me pushtetin, ka të bëjë me përmbysjen e një qeverie që ka një mandat demokratik në Poloni.”

Budapesti ka thënë vazhdimisht gjatë javëve të fundit se ishte gati të nënshkruante një marrëveshje me Komisionin, por ekzekutivi ka raportuar përparim të pamjaftueshëm nga Hungaria.

Shefi i personelit të kryeministrit hungarez Viktor Orban, Sergely Gulyas tha të mërkurën se Budapesti përmbushi të gjitha kërkesat teknike dhe ligjore për të marrë fondet dhe akuzoi Komisionin për politizimin të çështjes.

Në raportin e BE-së thuhet se shqetësimet rreth pavarësisë së gjyqësorit në Hungari “mbeten të pazgjidhura”.

Aty rekomandohet që Budapesti të forcojë rolin e Këshillit Gjyqësor Kombëtar, të rrisë pavarësinë e autoritetit të tij rregullator të medias dhe të miratojë “reforma gjithëpërfshirëse për lobimin”. Ndërkohë, zoti Orban ka komplikuar përpjekjet e BE-së për të vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe për një marrëveshje për një taksë minimale globale të korporatave.

“Hungaria dhe Komisioni Evropian po i afrohen një ngërçi reciprokisht të dëmshëm.”/VOA

Etiketa: Bashkimi Europian

Të Lidhura

Shkon mbi 12 mijë numri i të vdekurve nga tërmeti

Shkon mbi 12 mijë numri i të vdekurve nga tërmeti

nga 27
22:27 | 08/02/2023
0

Numri i të vrarëve në Turqi dhe Siri është rritur sonte në të paktën 12 049. Helmetat e Bardha njoftuan...

Tërmeti në Turqi/ MEPJ thirrje për shqiptarët në shtetin aziatik –

Thellohet bilanci, shkon mbi 11 200 numri i të vdekurve nga tërmeti

nga 27
21:53 | 08/02/2023
0

Rritet numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm në Turqi dhe Siri. Mediat vendase raportojnë se, të paktën 11,200 njerëz...

U nxor nga rrënojat, momenti kur i vogli luan me ekipin e shpëtimit

U nxor nga rrënojat, momenti kur i vogli luan me ekipin e shpëtimit

nga 27
21:25 | 08/02/2023
0

Helmetat e Bardha, grupi i vullnetarëve që po ndihmojnë të mbijetuarit nga tërmeti në Siri, kanë publikuar një video emocionuese...

Fillon nxjerrja e pjesëve të balonës spiune kineze

Fillon nxjerrja e pjesëve të balonës spiune kineze

nga 27
18:07 | 08/02/2023
0

Të martën marina amerikanë nisi të nxjerrin nga thellësitë e oqeanit Atlantik, pjesë të balonës spiune kineze. Ata po përdorin...

Para
Deputeti i PD nxjerr dokumentet: Inceneratori i Elbasanit po harxhon para për të groposur plehra

“Reforma territoriale është një dështim”, Gështenja: Tek bashkitë është trefishuar numri i punonjësve

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Çfarë nënkupton kërcitja e dhëmbëve në gjumë –

Çfarë nënkupton kërcitja e dhëmbëve në gjumë –

23:25 | 08/02/2023
Marseja nxjerr PSG-në jashtë Kupës –

Marseja nxjerr PSG-në jashtë Kupës –

23:23 | 08/02/2023
Tërmeti mbyll bursën e Stambollit pas 24 vitesh –

Tërmeti mbyll bursën e Stambollit pas 24 vitesh –

23:19 | 08/02/2023
Godina e ​Qeverisë së Kosovës ndriçohet me flamurin e Turqisë –

Godina e ​Qeverisë së Kosovës ndriçohet me flamurin e Turqisë –

23:13 | 08/02/2023
Mund të vdesim nga i ftohti –

Mund të vdesim nga i ftohti –

23:07 | 08/02/2023

Më Të Lexuarat

  • Çfarë nënkupton kërcitja e dhëmbëve në gjumë –
  • Marseja nxjerr PSG-në jashtë Kupës –
  • Tërmeti mbyll bursën e Stambollit pas 24 vitesh –
  • Godina e ​Qeverisë së Kosovës ndriçohet me flamurin e Turqisë –
  • Mund të vdesim nga i ftohti –
  • Pas tërmetit, përmbytje në Turqi

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Çfarë nënkupton kërcitja e dhëmbëve në gjumë –
  • Marseja nxjerr PSG-në jashtë Kupës –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com