BE përditëson rregullat për lëvizjen me certifikatën e vaksinimit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BE përditëson rregullat për lëvizjen me certifikatën e vaksinimit

15:50 | 25/11/2021
në Kryesore
0

Nga Erisa Zykaj

Komisioni Evropian propozon përditësimin e rregullave për lëvizjen e lirë dhe të sigurtë brenda Bashkimit Europian për t’u përballur me pandeminë COVID-19. Rekomandimi bazohet në një qasje të bazuar te personat. Sipas kësaj qasje, një person që ka një çertifikatë të vlefshme dixhitale të BE-së COVID-19 në parim nuk duhet t’i nënshtrohet kufizimeve shtesë, si testet ose karantina, pavarësisht nga vendi i nisjes në BE. Personave pa një çertifikatë dixhitale të BE-së për COVID mund t’u kërkohet t’i nënshtrohen një testi të kryer para ose pas mbërritjes në destinacionin e dêshiruar brenda BE-së.

E reja e rekomandimit ka të bëjë me me vlefshmërinë e dozave të vaksinave dhe dozën e tretë të vaksinës (booster). Sipas Komisionit, shtetet anêtare duhet të ndërmarrin menjëherë të gjitha hapat e nevojshëm për të siguruar aksesin në vaksinim për ato grupe të popullsisë, për të cilat çertifikatat e vaksinimit të lëshuara më parë i afrohen kufirit 9-mujor. Periudha 9 mujore merr parasysh udhëzimet e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) për administrimin e dozave përforcuese prej 6 muajsh, dhe parashikon një periudhë shtesë prej 3 muajsh për të siguruar që fushatat kombëtare të vaksinimit mund të përshtaten dhe qytetarët mund të kenë akses në dozën e tretë, Sipas rekomandimit, shtetet anëtare nuk duhet të refuzojnë një certifikatë vaksinimi që është lëshuar më pak se 9 muaj nga administrimi i dozës së fundit të vaksinimit parësor.

Read more

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

Transferimi/ Egnatia finalizon detajet e shitjes së futbollistit –

Greqi/ Sulmohet vajza e pambrojtur e familjes shqiptare, gruaja tregon si arriti ta shpëtojë –

Greqi/ Sulmohet vajza e pambrojtur e familjes shqiptare, gruaja tregon si arriti ta shpëtojë –

Ndërkohë, lidhur me dozën e tretë (booster) Komisioni Europian sqaron, se nuk ka studime që trajtojnë shprehimisht efektivitetin e përforcuesve në transmetimin e COVID-19 dhe për këtë arsye nuk është e mundur të përcaktohet një periudhë pranimi për përforcuesit. Megjithatë, duke pasur parasysh të dhënat e shfaqura, mund të pritet që mbrojtja nga vaksinat përforcuese mund të zgjasë më shumë se ajo që rezulton nga seria e vaksinimit parësor.

Përsa i përket hartës së zonave për udhëtimet brenda BE-së, për udhëtarët që vijnë nga nga zonat e “gjelbërta”, nuk duhet të zbatohen kufizime. Ndërkohë udhëtimet për personat që vijnë nga zonat me ngjyrë ‘e kuqe e errët’ duhet të dekurajohen, duke pasur parasysh numrin e lartë të infeksioneve të reja atje. Personave që as nuk janë vaksinuar dhe as nuk janë shëruar nga virusi duhet t’u kërkohet t’i nënshtrohen një testi para nisjes dhe karantinë pas mbërritjes, me rregulla të veçanta për personat që kryejnë udhëtime thelbësore dhe fëmijët nën 12 vjeç. Përjashtimet nga disa masa udhëtimi: duhet të aplikohen për udhëtarët ndërkufitarë, fëmijët nën 12 vjeç dhe udhëtimet thelbësore. Lista e udhëtimeve thelbësorë duhet të reduktohet pasi shumë udhëtarë të përfshirë në listën aktuale kanë pasur mundësinë të vaksinohen ndërkohë.

/ABC/

Etiketa: BE përditëson rregullat për lëvizjen me certifikatën e vaksinimitcertifikata e vaksinimitCOVID-19Erisa ZykajKomisioni Evropian.

Të Lidhura

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

nga 27
21:44 | 23/02/2026
0

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Bajram Curri – Qafë Morinë, ku ka humbur jetën drejtuesi...

Transferimi/ Egnatia finalizon detajet e shitjes së futbollistit –

Transferimi/ Egnatia finalizon detajet e shitjes së futbollistit –

nga 27
20:20 | 23/02/2026
0

Arbenit Xhemajli pritet të prezantohet nga Aktobe në vazhdim. Klubi kazak ka arritur marrëveshjen me Egnatian për transferimin e mbrojtësit....

Greqi/ Sulmohet vajza e pambrojtur e familjes shqiptare, gruaja tregon si arriti ta shpëtojë –

Greqi/ Sulmohet vajza e pambrojtur e familjes shqiptare, gruaja tregon si arriti ta shpëtojë –

nga 27
20:12 | 23/02/2026
0

Athinë: Në kërkim 64-vjeçari që dyshohet për tentativë sulmi ndaj 25-vjeçares me aftësi të kufizuara Autoritetet kanë nisur një operacion...

Greqi/ Sulmohet vajza e pambrojtur e familjes shqiptare, gruaja tregon si arriti ta shpëtojë –

Greqi/ Sulmohet vajza e pambrojtur e familjes shqiptare, gruaja tregon si arriti ta shpëtojë –

nga 27
20:10 | 23/02/2026
0

Athinë: Në kërkim 64-vjeçari që dyshohet për tentativë sulmi ndaj 25-vjeçares me aftësi të kufizuara Autoritetet kanë nisur një operacion...

Para
Florian Binaj: I zhgënjyer nga çdo qeveri, jemi sa një qytet europian

“Kur u dogj Notre Dame u bo nami!”, Binaj për humbjen e 46 shqiptarëve: Jeni të zënë me open balkazan…

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

21:44 | 23/02/2026
Transferimi/ Egnatia finalizon detajet e shitjes së futbollistit –

Transferimi/ Egnatia finalizon detajet e shitjes së futbollistit –

20:20 | 23/02/2026
Greqi/ Sulmohet vajza e pambrojtur e familjes shqiptare, gruaja tregon si arriti ta shpëtojë –

Greqi/ Sulmohet vajza e pambrojtur e familjes shqiptare, gruaja tregon si arriti ta shpëtojë –

20:12 | 23/02/2026
Greqi/ Sulmohet vajza e pambrojtur e familjes shqiptare, gruaja tregon si arriti ta shpëtojë –

Greqi/ Sulmohet vajza e pambrojtur e familjes shqiptare, gruaja tregon si arriti ta shpëtojë –

20:10 | 23/02/2026
Aksident tragjik në Austri, futbollisti i Kosovës sheh kushëririn e tij teksa përplaset për vdekje –

Aksident tragjik në Austri, futbollisti i Kosovës sheh kushëririn e tij teksa përplaset për vdekje –

19:52 | 23/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –
  • Transferimi/ Egnatia finalizon detajet e shitjes së futbollistit –
  • Greqi/ Sulmohet vajza e pambrojtur e familjes shqiptare, gruaja tregon si arriti ta shpëtojë –
  • Greqi/ Sulmohet vajza e pambrojtur e familjes shqiptare, gruaja tregon si arriti ta shpëtojë –
  • Aksident tragjik në Austri, futbollisti i Kosovës sheh kushëririn e tij teksa përplaset për vdekje –
  • Mbushet kupa për Nuhiun, Tirana e shkarkon dhe rikthen Shehin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –
  • Transferimi/ Egnatia finalizon detajet e shitjes së futbollistit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com