BE “krihet” në Banja Luka – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BE “krihet” në Banja Luka

07:26 | 05/09/2018
në Opinion
0

Nga Frrok Çupi

Të “krehurit” ta sjell në mend menjëherë emri i qytetit “Banja” dhe “Luka”, por në fakt nuk është ky thelbi i marrëdhënies së BE me Republika Srpska në Federatën e Bosnjë-Hercegovinës. BE, 23 vjet pas banjës së përgjakshme të luftës në Bosnjë, është kthyer në Banja Luka, njësoj siç kthehet gruaja te pasqyra e saj.

Kjo është gjithë ngarkesa e “krehjes” së BE në pasqyrën e Banja Lukës. Tani po është rikthyer dhe e ka gjetur veten më mirë se në nëntorin e vitit 1995, kur në fund  të luftës së përgjakshme, fuqitë e mëdha krijuan Federatën me tre kombësi, me tre besime fetare dhe me tre kujdestarë ndërkombëtarë…

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Cili është kthimi i BE në Banja Luka?

1.

I dërguari i BE, Ivica Daçiç, ka deklaruar sot se hapi i dytë pas marrëveshjes Thaçi-Vuçiç për shkëmbimin e territoreve të Kosovës, është krijimi i “Dayton 2”. Në fakt, ka vetëm një “Dayton” dhe ky i përket vitit 1995. Po kaq e saktë është se edhe vetë Daçiç nuk është i dërguar direkt i BE, por me sa duket tani liderët serbë dhe Thaçi shqiptar, po flasin sipas një dirigjimi nga BE. Deri tani është zbuluar se pas planit për shkëmbim territoresh në Ballkan, nga ku ka plasur kundërshtimi dhe frika e konflikteve rajonale e botërore, ndodhen zonja Mogherini dhe zoti Hahn të BE-së. Zoti Daçiç është dërguar si skalion i parë për të matur pulsin; dhe thotë se “do të krijojmë Dayton 2”. Kjo do të thotë se do të fshihet “Dayton 1” dhe se do të nisin procedurat për të fshirë edhe Kosovën si shtet i pavarur, si dhe për të shpërbërë Federatën e Bosnjës. BE është kthyer në Banja Luka për të testuar deri ku shkon reaksioni.

2.

BE hapi dritën e gjelbër për një takim ndër-ministerial tre palësh në Banja Luka, dhe takimi do të mbahej nesër, e mërkurë. Tre palët janë Bosnja, Serbia dhe Turqia. Këta (publikisht) do të flisnin mbi një projekt bashkëpunimi në Europën Juglindore. E thënë më hapur, sajuan një titull projekti, por në thelb do të vendosej sa e fuqishme do të jetë Turqia në Ballkanin (e ri) përballë Gjermanisë që po kundërshton planin e ndryshimit të kufijve. Por, takimi dështoi ende pa nisur. Presidenti i Srpska Republika, Dodiç, nuk i mbajti dot nervat nacionaliste dhe nuk pranoi në takim ministrin e Jashtëm të Kosovës, i ftuar në takim. BE e pa veten në pasqyrë se sa është në gjendje të udhëheqë procese kaq delikate dhe të fuqishme të këtij shekulli. Pasqyra tregoi një BE më të vogël se Banja Luka.

3.

Si e pa BE-në BE-ja në pasqyrën e Banja Lukës?

Një grua të lodhur dhe të mpakur- ja këtë pa. BE nuk mundi të paraprijë “sherret ballkanike” në një takim ministerial, thuajse periferik- kjo u pa. As e kishte menduar se çfarë do të ndodhte. Po ta kishte menduar, BE nuk do të lejonte, aq më tepër në këtë periudhë shumë delikate edhe për vetë BE-në. Unioni, pasi i ka ndezur fitilat e ndryshimit të kufijve, nuk është në gjendje që të mbrojë iniciativën e vet. Nuk mund të bëjë as aq sa bën një kryefamiljar tradicional ballkanik në një dasmë të familjes së tij. Edhe në dasmën ballkanike plasin sherre, por ka zot shtëpie. BE nuk e mbulon më këtë mision. BE nuk u bë kurrë organizëm politik; as u bë kurrë qeveri e Europës; as krijoji dot kurrë komb e sovranitet… Një pjesëtar i vogël në një takim ministerial, si zotit Dodiç, e mposhti qëllimin e BE-së për të rivendosur autoritet në kohë krize…

BE as është i bashkuar në operacionin për ndryshimin e hartës së Ballkanit.

4.

Kur pa veten në pasqyrën e Banja Lukës, BE është kthyer të paktën pesë dekada në kohë për të kërkuar fotografitë, kur ishte “grua e shlodhur”.

http://veritas.com.al/krihet-ne-banja-luka/

Etiketa: Banja-LukaBEFederata e Bosnjë-HercegovinësFrrok ÇupiIvica DaçiçRepublika Srpska

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Basha i ashpër nga Shkodra, thirrje për aksione radikale (film)

Basha i ashpër nga Shkodra, thirrje për aksione radikale (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com