Be-Kimi ndërkombëtar dhe “diplomacia” e fotove! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Be-Kimi ndërkombëtar dhe “diplomacia” e fotove!

19:45 | 05/05/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Iva Grillo

Ndërkohë që akoma numëroheshin fletët e votimit e çertifikohej rezultati i zgjedhjeve nga KQZ, disa aktorë diplomatikë, që shpesh në eufori e sipër i quajmë edhe “miq për kokë” të shqiptarëve, kanë vendosur të flasin troç: jo me fjalë por me foto e veprime.

Bob Ndërtuesi

Dikush ka vendosur që të shfaqet si karakteri “Bob-The Builder” në kantiere ndërtimi në krah të kryeministrit shqiptar, jo për ndonjë inaugurim, por pranë gropash të hapura e skela pune, thjeshtë për ndjekje punimesh, mesa duket.

Read more

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

Se çfarë urgjence kishte “miku ynë për kokë” diplomat të shfaqej në një aktivietet rutinë, si garniturë e kryeministrit shqiptar, ndërkohë që shqiptarët jane më konfuzë se kurrë për standartin e një procesi zgjedhor ende të pacertifikuar, kjo është diçka që vetëm diplomati i kthyer në “ekspert teknik skelash ndërtimi” mund të na e shpjegojë. Po kështu, dje patëm “fatin” të shohim edhe disa foto atipike, në një demonstrim ushtarak, padyshim të planifikuar muaj më parë.

Duket se organizatorët e këtij aktiviteti, duke e caktuar atë kaq pak ditë pas datës së zgjedhjeve të përgjithshme, ose kanë qënë të sigurtë që çdo gjë do të shkojë “fjollë” me procesin zgjedhor e qytetarët do duan vërtetë të festojnë, ose nuk i njohin dhe aq mirë proceset e stërzgjatura të numërimit e certifikimit të zgjedhjeve në vendin tonë.

Nga fotot që qarkulluan dje, me rrahje krahësh e përqafime, buzëqeshje e miklime, ka më shumë mundësi të ketë qenë ajo e para: organizatorët e kanë ditur ose pritur që procesi zgjedhor do të shkojë “vaj” dhe pak festë më pas nuk do t’i bënte dëm askujt.

Ndoshta datën e manovrave ushtarake me vaporë e luftanije nuk e zgjedhim dot, por besoj secili diplomat ka mundësi të zgjedhë të mbajë distancën e duhur diplomatike në momente kyçe, ku lexohet e kontestohet vullneti i një populli të shtypur jo pak, e të nëpërkëmbur jo pak.

Nje pjesë e diplomacisë foli qartë pas këtyre zgjedhjeve, ashtu siç ka bërë shpesh, pa e hapur gojën fare.

“Miqtë per kokë” kanë dhënë bekimin, kanë çertifikuar zgjedhjet perpara se ta bëjë KQZ-ja e në të njëjtën kohë u kanë kërkuar qytetarëve “të mos bzajnë”, por të shohin përpara… nga e ardhmja… të mos bëjnë gabimin të hedhin sytë nga pas… tek vjedhja e të dhënave personale, përdorimi i shtetit si plaçkë për ambiciet e një grushti njerëzish, apo tek intimidimi ndaj shtetasve.

Si qytetare edhe e një vendi europian, turpërohem që një pjesë e taksave të mia dhe të miqve të mi, ushqejnë këtë lloj “diplomacie” që e mban gojën mbyllur, kur duhet të ulërasë dhe nuk e ka problem të pozojë haptas me krimin në krah…

#unerefuzoj

Etiketa: aktorë diplomatikëBe-Kimi ndërkombëtar dhe “diplomacia” e fotove!Bob NdërtuesiBob-The BuilderIva GrilloLuigi SorecavaporëYuri Kim

Të Lidhura

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

nga 27
19:26 | 05/06/2026
0

Konspiracionisti Alfred Çako ka mbajtur një fjalim gjatë protestës qytetare në bulevard, ku ka kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama...

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

nga 27
19:10 | 05/06/2026
0

“Nëse ai investim fillon, bizneset jo vetëm këtu, në Vranisht e Himarë, impaktohen në një mënyrë të jashtëzakonshme. Janë motorë...

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

nga 27
18:56 | 05/06/2026
0

Ka nisur vetëm pak minuta më parë protesta e qytetarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbrojtje të Zvërnecit. Qytetarët...

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

nga 27
18:42 | 05/06/2026
0

Qytetari: Ajo është pronë e grabitur. Rama: Kjo nuk është çështja ime. Qytetari: Nuk është çështja juaj. Është çështje e drejtësisë së korruptuar...

Para
Futbollisti goditi arbitrin, paralajmëron FSHF: Organet e drejtësisë do të mblidhen me urgjencë

Futbollisti goditi arbitrin, paralajmëron FSHF: Organet e drejtësisë do të mblidhen me urgjencë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

19:26 | 05/06/2026
Pagat në turizëm janë si në Greqi –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

19:10 | 05/06/2026
“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

18:56 | 05/06/2026
“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

18:42 | 05/06/2026
Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

18:30 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Rama s’ka rrugë veç largimit! –
  • Pagat në turizëm janë si në Greqi –
  • “Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër
  • “Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –
  • Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –
  • Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rama s’ka rrugë veç largimit! –
  • Pagat në turizëm janë si në Greqi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com