Parlamenti Evropian ka votuar me 637 vota pro, 13 kundër dhe 26 abstenim duke i dhënë statusin e vendit kandidat për në BE Ukrainës. Presidenti ukrainas Zelensky nënshkroi dje, 28 shkurt 2022 një aplikim për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian.
“Është një moment vendimtar për të mbyllur një herë e përgjithmonë diskutimin e gjatë dhe për të vendosur për anëtarësimin e Ukrainës në BE” – deklaroi Zelensky.
Rezoluta dënon luftën e Rusisë kundër Ukrainës, kërkon që Rusia të tërheqë të gjitha trupat e saj nga territori ukrainas dhe u bën thirrje institucioneve të BE-së të punojnë për t’i dhënë Ukrainës statusin e kandidatit për në BE.
Statusi i vendit kandidat për Ukrainën është përshpejtuar për shkak të situatës në të cilën ndodhet vendi i pushtuar prej 6 ditësh nga Rusia.