BB: Shqipërisë iu shtuan 112 mijë të varfër më 2020 nga pandemia, niveli më i lartë i varfërisë në Rajon – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BB: Shqipërisë iu shtuan 112 mijë të varfër më 2020 nga pandemia, niveli më i lartë i varfërisë në Rajon

09:30 | 14/05/2021
në Kryesore
0

Pandemia Covid -19 dhe tërmeti i 26-nëntorit 2019 e bënë me agresive varfërinë në Shqipëri.

Sipas vlerësimeve të fundit të Bankës Botërore mbi varfërinë relative ( popullsia që jeton me më pak se 5,5 dollarë amerikan ë ditë), Shqipërisë i janë shtuar midis 28 mijë dhe 112 mijë të varfër në 2020-n.

Në vlerësimin konservativ të Bankës Botërore, më shumë janë prekur shtresat që përfshihen në klasat 2-4 (për efekt të matjes së varfërisë, popullsia ndahet në 5 klasa me nga 20% secila, ku klasa 1 i përket 20 përqindëshit me më pak të ardhura dhe klasa 5 atij me më shumë).

Read more

SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 11 mld dollarë për Tajvanin, zemërohet Pekini –

Tani, mbështetje nga BE-ja me 216 milionë Euro –

Fermerët dhe blegtorët grekë paralajmërojnë përshkallëzim protestash, refuzojnë dialogun me qeverinë –

Balluku manipuloi 11 tendera, mund të kryejë krime të rënda… –

“Në vitin 2020, niveli i varfërisë në Shqipëri parashikohet të jetë rritur me 1 pikë përqindje (28,000 të varfër të rinj). Metoda jonë më konservatore për vlerësimin e varfërisë parashikon një rënie më të madhe të të ardhurave për punëtorët në klasat 2-4 të shpërndarjes së të ardhurave, krahasuar me parashikimin standard bazuar në PBB, duke rezultuar në një rritje të vlerësuar të varfërisë prej 4 pikë përqindje, ekuivalente me 112,000 të varfër të rinj”, thuhet në raportin e Bankës.

Raporti thekson se Shqipëria ka nivelin më të madh të varfërisë në Ballkanin Perëndimor; rreth një e treta e njerëzve të saj jetojnë me më pak se 5.5 dollarë në ditë (në PPP 2011-prodhimi i brendshëm bruto për frymë bazuar në standardin e fuqisë blerëse).

Në të gjithë rajonin (Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnjë Hercegovina) vlerësohet të jenë shtuar midis 165 dhe 336 mijë të varfër në vitin 2020. Në variantin konservativ, gati një e treta e të varfërve të shtuar në rajon i përket Shqipërisë- Shënim i Monitor.

Në vitin 2020 Serbia kishte rritjen më të vogël të vlerësuar të varfërisë (0,1 pp); rritja e vlerësuar e varfërisë për Kosovën ishte 3.9 pp dhe për Malin e Zi 5.5 pp. Një vlerësim më konservator për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut parashikon një rritje e varfërisë me rreth 4 pp në të dyja vendet.

Kosovës, vlerësohet se i janë shtuar 70-90 mijë të varfër të rinj. Shkalla e varfërisë së Kosovës ra nga 24.4 për qind në 2017 në një vlerësim prej 21.4 për qind në 2019. Gjatë pandemisë vlerësohet se varfëria është rritur me 4-5 pikë përqindje.

Në Mal të Zi, pandemia fshiu 6 vite të reduktimit të varfërisë. Analiza e simulimit sugjeron që varfëria u rrit nga rreth 14.5 për qind në 2019 në rreth 20 për qind në 2020.

Maqedonisë së Veriut iu shtuan 25-92 mijë të varfër. Shkalla e varfërisë u ul nga rreth 35.8 për qind në 2009 në 17.9 për qind në 2018, por nga pandemia vlerësohet se ky tregues u rrit sërish me 4 pikë përqindje.

Serbia është shteti i vetëm i rajonit, që ka arritur të mbajë tregues të qëndrueshëm të varfërisë, pas një recesioni të butë që kaloi vendi, me një rënie prej vetëm 1%. Si rezultat, vlerësohet se varfëria qëndroi në rreth 17.4 për qind në vitin 2020, afër nivelit të saj të vitit 2019 dhe do të rifillojë rënien e saj në 2021.

Për Bosnjë Hercegovinën, vlerësimi i fundit për varfërinë është ai i vitit 2015, ku varfëria vlerësohet në nivelin e 16%. Pandemia ka ndikuar negativisht tregun e punës dhe varfërinë, ndërsa pritet rimëkëmbje në 2021.

Varfëria u ul pak në Shqipëri në 2014-2019, pavarësisht rritjes ekonomike

Raporti thekson se në Shqipëri, midis 2014 dhe 2019 varfëria ra me vetëm 1 pikë përqindje, pavarësisht se rritja mesatare vjetore e PBB-së ishte 3 për qind. Tronditja e dyfishtë, e tërmetit dhe pandemisë i fshiu totalisht rezultatet e arritura më parë.

Punësimi total ra me 1.8 për qind në 2020, ndërkohë pjesëmarrja e forcës së punës ra, veçanërisht mes të rinjve. Papunësia u rrit në mënyrë të qëndrueshme që nga tremujori i dytë 2020, veçanërisht për grup moshën 30–64 vjeç. Në fund të vitit 2019, varfëria monetare dhe privimi material u rrit në shtatë bashkitë më të prekura nga tërmeti.

Metoda më konservatore e Bankës Botërore parashikon një rritje të nivelit të varfërisë për Shqipërinë me 4 pikë për qind përgjatë vitit 2020, duke arritur në 44%. Ky vlerësimin parashikon një rënie më të madhe të të ardhurave për punëtorët në klasat 2-4 te të ardhurave ekuivalente tek 112,000 të varfër të rinj.

Përmirësimet e mirëqenies në Ballkanin Perëndimor u ndërprenë në vitin 2020, ndërsa kriza COVID-19 i shtyu ekonomitë në recesion. Ulja e varfërisë në rajon u ndal, dhe varfëria u rrit me rreth 2.3 pp, ose 336,000 të rinj të varfër në rajon.

Ndikimet e vlerësuara të COVID-19 në varfëri ndryshojnë në të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke reflektuar ndryshimin e konsiderueshëm të ndikimit të krizës në ekonomi.

Në shumicën e vendeve të Ballkanit varfëria u rrit për shkak të rënies së madhe të të ardhurave të familjeve urbane afër vijës së varfërisë që punojnë veçanërisht në ndërtim, shërbime dhe prodhim.

Banka Botërore përdori dy metoda për të vlerësuar varfërinë e mundshme, ndikimin e pandemisë COVID-19 në 2020 dhe rimëkëmbjen e mundshme në 2021: (1) parashikimet bazuar në rritjen sektoriale të PBB-së dhe (2) mikrosimulimin e hollësishëm të goditjeve dhe përgjigjet e politikave.

Etiketa: niveli më i lartë i varfërisë në RajonPandemiaPandemia COVID-19tërmeti i 26 Nëntorit 2019varferia ne Shqiperi

Të Lidhura

SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 11 mld dollarë për Tajvanin, zemërohet Pekini –

SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 11 mld dollarë për Tajvanin, zemërohet Pekini –

nga 27
18:01 | 18/12/2025
0

Administrata e Donald Trump ka miratuar shitjen e armëve me vlerë 11 miliardë dollarë për Tajvanin. Kjo paketë, e cila...

Tani, mbështetje nga BE-ja me 216 milionë Euro –

Tani, mbështetje nga BE-ja me 216 milionë Euro –

nga 27
17:59 | 18/12/2025
0

Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, konfirmoi gjatë samitit BE-Ballkani Perëndimor, se heqja e masave shtrënguese ndaj Kosovës,...

Fermerët dhe blegtorët grekë paralajmërojnë përshkallëzim protestash, refuzojnë dialogun me qeverinë –

Fermerët dhe blegtorët grekë paralajmërojnë përshkallëzim protestash, refuzojnë dialogun me qeverinë –

nga 27
17:45 | 18/12/2025
0

Fermerët dhe blegtorët grekë kanë paralajmëruar se do të vijojnë qëndrimin në rrugë dhe do të përshkallëzojnë mobilizimet e tyre,...

Balluku manipuloi 11 tendera, mund të kryejë krime të rënda… –

Balluku manipuloi 11 tendera, mund të kryejë krime të rënda… –

nga 27
17:43 | 18/12/2025
0

“Z. Kryeministrja Belinda Balluku duhet të arrestohet për shkak se situata penale I është rënduar, është e dyshuar se manipuloi...

Para
Në prag të sezonit turistik, Greqia hap restorantet, baret dhe kafenetë

Greqia i jep fund lock down-it, hap sot zyrtarisht sezonin turistik, ç’ndodh me shqiptarët

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 11 mld dollarë për Tajvanin, zemërohet Pekini –

SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 11 mld dollarë për Tajvanin, zemërohet Pekini –

18:01 | 18/12/2025
Tani, mbështetje nga BE-ja me 216 milionë Euro –

Tani, mbështetje nga BE-ja me 216 milionë Euro –

17:59 | 18/12/2025
Fermerët dhe blegtorët grekë paralajmërojnë përshkallëzim protestash, refuzojnë dialogun me qeverinë –

Fermerët dhe blegtorët grekë paralajmërojnë përshkallëzim protestash, refuzojnë dialogun me qeverinë –

17:45 | 18/12/2025
Balluku manipuloi 11 tendera, mund të kryejë krime të rënda… –

Balluku manipuloi 11 tendera, mund të kryejë krime të rënda… –

17:43 | 18/12/2025
Shkarkohet nga detyra prokurori i Durrësit –

Shkarkohet nga detyra prokurori i Durrësit –

17:33 | 18/12/2025

Më Të Lexuarat

  • SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 11 mld dollarë për Tajvanin, zemërohet Pekini –
  • Tani, mbështetje nga BE-ja me 216 milionë Euro –
  • Fermerët dhe blegtorët grekë paralajmërojnë përshkallëzim protestash, refuzojnë dialogun me qeverinë –
  • Balluku manipuloi 11 tendera, mund të kryejë krime të rënda… –
  • Shkarkohet nga detyra prokurori i Durrësit –
  • BE bie dakord për listën e vendeve të sigurta për të përshpejtuar deportimet –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 11 mld dollarë për Tajvanin, zemërohet Pekini –
  • Tani, mbështetje nga BE-ja me 216 milionë Euro –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com