Bashkimi Evropian hesht ndaj deklaratës së Vuçiçit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bashkimi Evropian hesht ndaj deklaratës së Vuçiçit

15:00 | 13/11/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Bashkimi Evropian nuk ka pranuar të komentojë deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç, i cili të enjten tha se në Kosovë mund të ndodhë një konflikt i llojit të Nagorno Karabakut nëse përpjekjet për kompromis dështojnë.

“Si parim i përgjithshëm, ne gjithmonë i bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë në Kosovë dhe Serbi, dhe pjesën tjetër të rajonit, që të promovojnë atmosferë e cila do të ndihmonte stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin”, tha për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi për Çështje të Jashtme i BE-së, Peter Stano.

Komentet e Vuçiçit, që i bëri pas një takimi në Beograd me ambasadorët e vendeve të Kuintit, nxitën reagime në Kosovë. Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti kanë kërkuar reagimin e BE-së dhe NATO-s, pas deklaratave të Vuçiçit.

Read more

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

“Unë pres që Bashkimi Evropian dhe NATO-ja t’i përgjigjen këtij kërcënimi për luftë të dhunshme, të bërë nga Vuçiç”, shkroi Osmani në Twitter.

Ndërkaq, Hoti tha se deklarimi i Vuçiçit është në kundërshtim me të gjitha zotimet që Serbia i ka bërë, “nën garancitë e faktorit ndërkombëtar, për paqen e qëndrueshme dhe zhvillimin ekonomik të rajonit”.

Në një përgjigje dërguar Radios Evropa e Lirë, as NATO nuk pranoi të komentojë deklaratat e presidentit serb, Vuçiç, por nga kjo aleancë thanë se vazhdojnë ta mbështesim dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ne gjithashtu vazhdojmë të mbështesim dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, me ndihmën e BE-së, si zgjidhje të vetme të përhershme politike për stabilitetin në Kosovë dhe në rajonin e gjerë të Ballkanit Perëndimor”, tha një zyrtar i NATO-s në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë.

Vuçiç, të enjten mori si shembull konfliktin ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhani, kur foli për dialogun me Kosovën, duke thënë se “konflikti në Nagorno Karabak ka treguar shembullin e një konflikti të ngrirë, por kur dikush e shkrin atë, mund të përshkallëzojë në një katastrofë të vërtetë”.

“Porosia më e rëndësishme është porosia e paqes, dialogut dhe dëshirës që të vazhdojmë bisedimet me Prishtinën dhe ta kuptojmë që zgjidhja më e mirë e mundshme është përmes dialogut. Është më mirë që ta arrijmë më herët sesa vonë. Në të kundërtën mund të na ndodhë ndonjë konflikt”, shtoi Vuçiç./REL

Etiketa: Aleksandër VuçiçBashkimi Evropiandeklaratat e presidentit të SerbisëPeter Stanozëdhënësi për Çështje të Jashtme i BE-së

Të Lidhura

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

nga 27
23:15 | 02/04/2026
0

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

nga 27
22:51 | 02/04/2026
0

Socialisti Erion Braçe ka folur për “Top Story”, pak ditë pasi shprehu dëshirën për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës,...

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

nga 27
22:31 | 02/04/2026
0

Një rast i dyshuar ngacmimi seksual ndaj një të mituri po hetohet nga autoritetet në Gjirokastër. Sipas informacioneve paraprake, një...

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

nga 27
22:01 | 02/04/2026
0

Ish-prokurori Eugen Beci, ka komentuar paralajmërimin e fundit të Shteteve të Bashkuara për rreziqe të mundshme në Shqipëri nga grupe...

Para
Rruga e Durrësit mbyllet në fundjavë, nis shtresa e fundit e asfaltimit

Rruga e Durrësit mbyllet në fundjavë, nis shtresa e fundit e asfaltimit

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

23:15 | 02/04/2026
Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

22:51 | 02/04/2026
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

22:31 | 02/04/2026
Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

22:01 | 02/04/2026
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

21:35 | 02/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –
  • Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –
  • Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –
  • Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –
  • Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com