Edhe Bashkia Pogradec i ka dërguar një letër KQZ-së, ku e ka vënë në dijeni se nuk do të lejojë zgjedhje më datë 30 qershor.
Sipas komunikimit të Bashkisë Pogradec me KQZ-në, qendrat e votimit do të ruhen nga punonjës të Bashkisë dhe jo Policia e Shtetit, dhe në to nuk do të lejohet futja e materialeve zgjedhore.
Ky vendim sipas bashkisë në fjalë vjen në respekt të dekretit të Presidentit, botuar edhe në fletoren zyrtare, i cili ka shtyrë datën e zgjedhjeve.