Bashkia Kavajë i jep nipit të Sadri Abazit 600 mijë euro, që të bëjë qytetarët të lumtur! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bashkia Kavajë i jep nipit të Sadri Abazit 600 mijë euro, që të bëjë qytetarët të lumtur!

20:50 | 05/10/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Familja e Sadri Abazit do të përfitojë plot 600 mijë euro që të bëjë të lumtur qytetarët e Kavajës. Firma e familjes së tij, Alko Impex Construction, në pronësi të djalit të vëllait të Sadri Abazit, Arbërit, ka fituar një tender të majmë të publikuar nga Bashkia e Kavajës për mirëmbajtjen e gjelbërimit në këtë qytet.

Në dokumentet e publikuara detajohen edhe punët e firmës private, e cila do të marrë atributet e Drejtorisë së Pastrim Gjelbërimit në këtë qytet. Por, pavarësisht mirëmbajtjes, interesante janë specifikimet teknike të kësaj procedure prokurimi.

Read more

Vodhën 40.000 kg kafe në subjektin ku punonin dhe përfituan 800 mijë euro, arrestohen 2 magazinierë (Emrat) –

Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, rriten çmimet e naftës në tregjet globale –

“Porta e Alpeve”, qeveria hedh 100 milionë euro në Shkodër para zgjedhjeve lokale –

3.8 mln euro për bileta avioni në 2025 –

Në dokumentet bashkëngjitur këtij tenderi Bashkia e Kavajës thotë se “gjelbërimi i qytetit gjithashtu është edhe çështje vizuale”.

Sipas saj, “lumturia e banorëve ndikohet patjetër nga ambienti ku jetojnë dhe punojnë”. Kryetari Redjan Krajli thotë se, nëse kemi një ambient të përshtatshëm dhe komod sigurisht edhe banorët do të jenë më të lumtur.

“Përveç faktit se lumturia sjell edhe produktivitet më të madh në fund të fundit lumturia është qëllimi parësor në jetë” thuhen në këto dokumente.

Pra, justifikimi i dhënies së këtyre parave nga Bashkia e Kavajës është që të bëjë qytetarët e saj të lumtur. Por, bashkia harron që lumturia e banorëve të saj është ndërtimi i kopshteve, shkollave, qendrave shëndetësore, rrugëve. Madje, edhe të shtëpive që u janë prishur nga tërmeti!

Por, këto para do të shkojnë në xhepat e familjarëve të politikanëve, të cilët dita ditës po pasurohen me ritme të shpejta. Sipas Thesarit të Shtetit, vetëm në kohën e qeverisjes socialiste, firma e familjes së Sadri Abazit, Alko Impex Construksion, ka fituar dhjetëra tendera nga institucionet shtetërore me një shifër që po arrin në 30 milionë euro, kryesisht në biznesin e plehrave.

600 mijë eurot që po merr nga Bashkia e Kavajës, Abazi i ka marrë me justifikimin e mirëmbajtjes së sipërfaqeve të gjelbërta, drurëve dekorativë dhe bordurës së gjelbër. Do të krehë barin 12 herë në vit, do të pastrojë dhe kosisë barin. Ndërkohë, do të prashisë edhe drurët dekoraivë./Shqip

Etiketa: 600 mijë euroAlko Impex Constructionbashkia kavajenipi i sadri abazitqytetarette lumtur

Të Lidhura

Vodhën 40.000 kg kafe në subjektin ku punonin dhe përfituan 800 mijë euro, arrestohen 2 magazinierë (Emrat) –

Vodhën 40.000 kg kafe në subjektin ku punonin dhe përfituan 800 mijë euro, arrestohen 2 magazinierë (Emrat) –

nga 27
09:53 | 23/04/2026
0

Dy magazinierë janë vënë në pranga nga policia, ndërsa ka nisur hetimi për një shpërndarës, pasi dyshohet se në subjektin...

Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, rriten çmimet e naftës në tregjet globale –

Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, rriten çmimet e naftës në tregjet globale –

nga 27
09:35 | 23/04/2026
0

Çmimet e naftës u rritën këtë të enjte, pas raportimeve për sulme ndaj tre anijeve në Ngushticën e Hormuzit, që...

“Porta e Alpeve”, qeveria hedh 100 milionë euro në Shkodër para zgjedhjeve lokale –

“Porta e Alpeve”, qeveria hedh 100 milionë euro në Shkodër para zgjedhjeve lokale –

nga 27
08:57 | 23/04/2026
0

Me anë të një pakete të re investimesh, kryesisht në infrastrukturën rrugore, qeveria shqiptare po planifikon të shpenzojë 100 milionë...

3.8 mln euro për bileta avioni në 2025 –

3.8 mln euro për bileta avioni në 2025 –

nga 27
08:35 | 23/04/2026
0

Institucionet publike në Shqipëri shpenzuan rreth 377.6 milionë lekë, ose afërsisht 3.8 milionë euro, për bileta të transportit ajror ndërkombëtar...

Para
Kinë, 636 të vdekur dhe 31.161 të infektuar nga Koronavirusi

Valë e katërt koronavirusi, ekspertët në Hong Kong: Të tretën e kaluam në korrik

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Vodhën 40.000 kg kafe në subjektin ku punonin dhe përfituan 800 mijë euro, arrestohen 2 magazinierë (Emrat) –

Vodhën 40.000 kg kafe në subjektin ku punonin dhe përfituan 800 mijë euro, arrestohen 2 magazinierë (Emrat) –

09:53 | 23/04/2026
Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, rriten çmimet e naftës në tregjet globale –

Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, rriten çmimet e naftës në tregjet globale –

09:35 | 23/04/2026
“Porta e Alpeve”, qeveria hedh 100 milionë euro në Shkodër para zgjedhjeve lokale –

“Porta e Alpeve”, qeveria hedh 100 milionë euro në Shkodër para zgjedhjeve lokale –

08:57 | 23/04/2026
3.8 mln euro për bileta avioni në 2025 –

3.8 mln euro për bileta avioni në 2025 –

08:35 | 23/04/2026
PS rrëzon kërkesën e PD për procedurë të përshpejtuar mbi projektligjin për uljen e çmimit të naftës –

Sot seancë në Parlament/ 6 interpelanca me ministra dhe shqyrtimi i disa projektligjeve, çfarë ka në rend dite –

08:15 | 23/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Vodhën 40.000 kg kafe në subjektin ku punonin dhe përfituan 800 mijë euro, arrestohen 2 magazinierë (Emrat) –
  • Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, rriten çmimet e naftës në tregjet globale –
  • “Porta e Alpeve”, qeveria hedh 100 milionë euro në Shkodër para zgjedhjeve lokale –
  • 3.8 mln euro për bileta avioni në 2025 –
  • Sot seancë në Parlament/ 6 interpelanca me ministra dhe shqyrtimi i disa projektligjeve, çfarë ka në rend dite –
  • Rama ishte veshur sikur po vinte për të pirë një gotë me Mitsotakis, edhe qeni u habit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Vodhën 40.000 kg kafe në subjektin ku punonin dhe përfituan 800 mijë euro, arrestohen 2 magazinierë (Emrat) –
  • Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, rriten çmimet e naftës në tregjet globale –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com