Bashkia Gramsh nuk përmbahet, 8 tenderë në shkelje të ligjit, shkaktoi 11.9 mld lekë dëme në buxhet

0
149

Esmeralda Hida

Më shumë se 11.9 miliardë lekë dëme ka i ka shkaktuar Bashkia Gramsh buxhetit të shtetit. Në një auditimit të kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit rezulton e se kjo bashki ka keqmenaxhuar fondet  nga zëri për vendorët që merren nga buxheti i shtetit çdo vit. Abuzime janë të shumta, por shkeljet kolosale janë bërë me tenderët. Vetëm për një periudhë fare të shkurtët KLSH ka konstatuar se kjo bashki ka nënshkruar 8 tenderë në shkelje të ligjit.

Shkelja e parë është bërë në tenderin me objekt “Ndërtimi i tregut të qytetit”, ku KLSH vlerëson se është shpallur fituesin në kushtet e mos plotësimit të kërkesave për kualifikim të DT, me pasojë përdorimin me paligjshmëri të fondeve publike për vlerën 7,998 mijë lekë. Shuma e cila është vjelur nga taksapaguesit shqiptarë.

Bashkia Gramsh ka shpërdoruar fondin prej  39,999 mijë lekë lekësh për asfaltimin e një rruge lagjeje. Kur përveç vlerës marramendëse për një shërbim kaq të vogël, KLSH konstaton se kompania fituese nuk plotëson kriteret që kërkohen nga ligji për prokurimet.  Sërish për rikonstruktim rrugësh, kjo bashki ka vjelur nga buxhet i shteti 11,379 mijë lekë. Edhe për këtë rast KLSH konstaton se është shpallur kompania fituese pa u zhvilluar gara në komfort ligjit.

Edhe për  ndërtimin e ujësjellësit në njësinë “Skënderbegas” bashkia Gramsh ka shpenzuar 6,249 mijë lekë. Më sakat ka abuzuar me këtë fond, pasi Kontrolli i Lartë i Shtetit vlerëson se tenderi me këtë objekt është zhvilluar totalisht në shkelje të ligjit, duke i dhënë projektin pa garë kompanisë  “BOE “A.” shpk që sikur duket është e privilegjuar në këtë bashki.

E njëjta kompani ka “gllabëruar” 27,202 lekë nga Bashkia Gramsh për tenderin ““Rikonstruksion i kanalit ujitës Galigat – Cingar Sipër – Drizë”. Projekt, për të cilin është dhënë një shumë e majme dhe dokumentet nuk janë firmosur në bazë të ligjit. Të paktën kështu i rezulton KLSH nga auditimet e bëra.

9 milionë lekë ka paguar kjo bashki vetëm për ndërtimin e trotuareve në një aks rrugor. Ndërsa KLSH shprehet se kompania fituese ka paraqitur ofertën më të madhe dhe nuk plotëson kriteret në ligjin për tenderët, ca tregon hapur se edhe në këtë rast Bashkia Gramsh ka abuzuar me fondet dhe nuk ka bërë investimet e planifikuara fillimisht.

Edhe më paradoksale bëhet situata kur KLSH zbulon se kjo bashki ka shfrytëzuar 5,781 mijë lekë për blerje dru zjarri në shkolla, kur në fakt institucionet arsimore në qytet dhe fshatrat që përfshin kjo bashki e kanë siguruar në mënyrë individuale ngrohjen e klasave. Ndërsa theksojmë se edhe në këtë rast ka fituar tenderin kompania mike me ofertën më të lartë.

Plot 11 milionë lekë janë shpenzuar nga Bashkia Gramsh për rikonstruktimin e banesave për familjet e varfra dhe ndërtimin e varrezave, ndërsa KLSH konstaton se deri më tani asnjë nga këto shërbime nuk është kryer. Por megjithatë, kompania  fituese e tenderit OE “I” i ka marrë paratë.

Duke parë këto të dhëna, është e rëndë të imagjinosh se sa miliarda të tjera ka hedhur dëm kjo bashki, ndërsa qeveria vazhdon t’iu rrisë fondet çdo vit. Nga ana tjetër qytetarët nuk po marrin shërbimet dhe investimet që iu nevojiten.