Pas prishjes së ndërtimeve pa leje pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, tashmë Bashkia e Tiranës ka nisur punën rikonstruksionin e hapësirave të jashtme të këtij universiteti.
Me anë të një postimi në facebook kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar disa nga fotot e transformimit që po pëson kjo hapësir e dijes.
“Pothuajse gati rehabilitimi në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Pak nga pak po e marrin veten dhe hapësirat publike akademike. Ecim para me punë, kjo e ndihmon qytetin tonë! Forca!”, shkruan Veliaj në rrjetin social facebook.