Bashkia e Tiranës vijon punën për sigurinë në rrugë është pasi kjo është një ndër çështjet që kërkon më shumë vëmendje, për shkak se lidhet direkt me jetën e qytetarëve.
Punonjësit e Bashkisë së Tiranës ka zgjedhur orët e mbrëmjes për të mos penguar qarkullimin e automjeteve për të vendosur sinjalistikë të re për ndarje korsish në hyrje të Kombinatit, zonë ku kanë qenë jo të pakta rastet e aksidenteve.
Gjithashtu, është punuar për vijëzimet e bardha, të cilat pritet të sjellin një ndërgjegjësim edhe më të madh tek qytetarët për respektimin e sinjalistikës rrugore që rrjedhimisht do të thotë kujdesje për sigurinë në rrugë dhe për t’i mbrojtur ata nga akisidentet.