Bashkia e Tiranës ka projektuar të ndryshojë fasadat e pallateve me piktura për ti bërë estetikisht të bukura dhe për të krijuar një ambjent më argëtues për fëmijët.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte në inagurimin e këndit të 9 të lojërave në rrugën “Sulejman Delvina” dhe tha se do të vijojnë investimet për këtë grupmoshë.
” Jam shumë mirënjohës për të gjithë ata që kanë kontribuar, për prindërit, për bizneset e zonës, për bankën Raiffeisen që na ka dhuruar lodrat. Ideja është që këto zona të rrënuara, të papërdorura e të degraduara, me pak investim t’i kthejmë në hapësira për fëmijët e qytetit, që rrisin cilësinë e jetës së tyre. Investime të tilla po i bëjmë jo vetëm në çerdhe, kopshte e shkolla, por edhe pranë komunitetit”, tha Veliaj