Bashkia Durrës harron pastrimin e fshatrave nga plehrat – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bashkia Durrës harron pastrimin e fshatrave nga plehrat

09:51 | 05/02/2019
në Shqiperi
0

Nga Geri Emiri

Menaxhimi i mbetjeve ka qenë një sfidë për Bashkinë Durrës, por duket se përqendrimi për realizimin e saj është tkurrur vetëm brenda qytetit, duke harruar njësitë e tjera administrative. Nga vëzhgimi i Portës Vendore në lagjet e qytetit të Durrësit, në periudhën gusht-nëntor 2018, një pjesë e kontejnerëve janë të ndryshkur, pa rrota, të çarë në pjesë të ndryshme, duke kulluar lëngjet e mbetjeve në rrugë. Ndërsa investimet për kontejnerët e rinj në këto 4 vite rezultojnë të jetë përqendruar në qytet.

Me ligjin e vitit 2014 për ndarjen e re administrativo-territoriale, Bashkia Durrës përbëhet nga 6 njësi administrative; Durrës, Sukth, Ishëm, Katund i Ri, Rrashbull dhe Manëz. Sot bashkia ka nën administrimin e saj tri qytete, Durrës, Sukth, Manëz si edhe 39 fshatra, me rreth 300 mijë banorë.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Njësitë administrative, kryesisht kanë trashëguar kontejnerë tejet të amortizuar të ish-komunave. Por ato janë “ilegalë”, pasi nuk llogariten si të tillë! Ndërkohë, sipas vëzhgimit të Portës Vendore, në njësitë administrative Sukth, Katund i Ri dhe Manëz ka 360 pika të hapura (pa kontejnerë) ku mblidhen mbeturinat.

Infografikë – Sasia e mbetjeve të gjeneruara në ditë në qytet dhe në njësitë administrative; Punoi Geri Emiri

Investimet për kontejnerët e mbeturinave

Pastrimi i qytetit dhe menaxhimi i mbeturinave në Durrës bëhet nga dy ndërmarrje publike, nën varësi të bashkisë, Ndërmarrja e Shërbimit Komunal Durrës (NSHKD) dhe Ndërmarrja e Shërbimit Komunal Plazh (NSHKP), që në vitin 2016 nisën shërbimin edhe në njësitë administrative.

Në Njësinë Administrative Ishëm, bashkia kryen vetëm pastrim territori, pasi largimi imbeturinave kryhet nga një operator privat me një kontratë në vazhdimësi, me vlerë rreth 15 milionë lekë të reja.

Infografikë – Numri i kontejnerëve të mbeturinave në bashkinë Durrës, në vitet 2010-2018; Punoi Geri Emiri.

Në vitin 2010, Bashkia Durrës numëronte rreth 200 mijë banorë, ndërsa sot ka rreth 300 mijë, pra rreth 100 mijë banorë më shumë. Duke krahasuar investimet e Ndërmarrjeve të Shërbimit Komunal, numri i kontejnerëve nuk është rritur shumë nga 8 vite më parë, kur Bashkia Durrës kishte territor më të vogël.

Ndërmarrja e Shërbimit Komunal Durrës në vitin 2010 numëronte 812 kontejnerë mbeturinash, ndërsa sot numërohen 920 kontejnerë, ndër to në vitin 2017 janë blerë nga bashkia Durrës 262 kontejnerë të rinj, pasi të tjerët e kanë humbur funksionin e tyre, për shkak të amortizimit .

Ndërmarrja e Shërbimit Komunal Plazh në vitin 2010 numëronte 243 kontejnerë mbeturinash, ndërsa sot numërohen 476 kontejnerë, ndër to 175 copë të blerë në 2016-ën dhe 220 të blerë në vitin 2017.

Sipas ndërmarrjeve komunale llogaritet të ketë 3.6 kontejnerë për 1000 banorë, shifër më e ulët se 8 vite më parë, ku kishte 5 kontejnerë për 1000 banorë, ç’ka nxjerr në pah investimet e ulëta me zgjerimin e territorit të bashkisë Durrës.

Ndërmarrja e Shërbimit Komunal Durrës (NSHKD), në 8 vite ka shtuar 108 kontejnerë mbeturinash, të cilat janë vendosur të gjitha në qytet. Pas reformës administrative investimi në blerjen e kontejnerëve të rinj nuk ka qenë i shpërndarë në 3vite, por janë blerë 262 kontejnerë vetëm në vitin 2017, mesatarisht me vlerë 35.400 lekë sipas përgjigjes zyrtare të NSHK Durrës.

Infografikë – Investimet për blerjen e kontejnerëve të mbeturinave – Ndërmarrja e Shërbimit Komunal Durrës; Punoi Geri Emiri.

Në një vit, sipas NSHK Durrës, 30-40% e kontejnerëve mirëmbahen: duke i larë, zëvendësuar rrotat, lyer me bojë, me një vlerëmesatarisht4200 lekë për copë. Ndërsa në Ndërmarrjen e Shërbimit Komunal Plazh (NSHKP), investimet për kontejnerë të rinj kanë qenë të përqendruar në vitin 2016 dhe 2017.

Infografik – Investimet për blerjen e kontejnerëve të mbeturinave – Ndërmarrja e Shërbimit Komunal Plazh; Punoi Geri Emiri.

Në Njësinë Administrative Rrashbull, që menaxhohet nga NSHK Plazh, kontejnerët e vjetër të qytetit, të ndryshkur, pa rrota, pa kapakë, janë vendosur përbri rrugës Shijak-Durrës. 400 metra më lart, në lagjen përbri urës mbi “Lumin e Durrësit”, dallon një rrëpirë me mbeturina.

“Kanë qenë koshat, i ka vu komuna dhe më pas i mori komuna. Kenashku në komunë, bashki dhe nuk na ka prit kush fare. Edhe tubi i ujit të pijshëm kalon nëpër mbeturina, ça të bëjmë”, tregon për Portën Vendore, Mufit Murja, banor pranë “Kodrës së Rrashbullit”.

Për këtë shqetësim, Porta Vendore pyeti pranë Bashkisë Durrës. Në përgjigjen e saj, NSHK Plazh shkruan se; “…është e pamundur vendosja e kontejnerëve, pasi hapësira është shumë e vogël për vendosjen e tyre, është e pamundur evadimi i mbeturinave pasi hidhen në kanal dhe punëtorët e kësaj ndërmarrje e kanë të vështirë evadimin e tyre”.

Monitorimi në terren

Banorët brenda dhe jashtë qytetit ankohen për pamjaftueshmërinë e kontejnerëve. Grumbullimi i shumë prej tyre në pak pika, 20 minuta larg banesave, bën që banorët si në ish-Kënetë apo Rrashbull t’i hedhin mbeturinat në kanalet kulluese të ujërave të shiut. Situata përbën risk për sëmundje të ndryshme, pasi edhe kontejnerët e hapur e të papastruar gjenden në zona të banuara.

Në një monitorim të Qendrës Kombëtare për Shërbime Komunitare (OJF), publikuar në korrik 2017, rezulton se; “Nga verifikimi i kontejnerëve të mbetjeve në mbi 10 qytete të vendit, Bashkia e Durrësit ka kontejnerët më të amortizuar të mbetjeve në gjithë Shqipërinë”.

Porta Vendore realizoi një monitorim edhe më të detajuar në terren për kazanët e mbeturinave në Bashkinë e Durrësit, duke verifikuar në zona të ndryshme. Konkretisht, nga monitorimi disamujor i Portës Vendore, rezulton se përgjatë rrugës “Aleksandër Goga”, pas zbrazjes së kontejnerëve dhe ngarkimit në kamion, nga punëtorët nuk kryhet asnjë proces tjetër.

Më pas bëhet vetëm një pastrim i thjeshtë nga punonjës të tjerë (fshesarë) përgjatë rutinës së fshirjes së rrugëve dhe trotuareve. Ndryshe nga situata në terren, në përgjigjet që morëm nga dy ndërmarrjet përgjegjëse të Bashkisë Durrës, pretendohet se zona përreth kontejnerëve pastrohet e dezinfektohet sa herë që ata zbrazen.

“Pastrimi i zonës për rreth kazanëve funksionon pas çdo kohe të evadimit, menjëherë VMM-të (Vend Mbledhjet e Mbeturinave) fshihen me fshesë afërsisht 8-12 m2 nga punëtorët e transportit. Pas largimit të mbeturinave dezinfektohen me gëlqere të pashuar dhe sistemohen kazanët po nga punëtoret e transportit. Ndërsa vendi dhe kazanët dezinfektohen me 5% klor të lëngshëm nga punëtorë të tjerë”, sqarojnë ndërmarrjet e bashkisë për pastrimin.

“Situatë alarmante ne vlerësojmë në zonën e plazhit, nga universiteti [Currila] deri tek Plepat [Plazh]. Ajo që kemi vënë re shpesh herë është se punonjësit e pastrimit heqin mbeturinat e mëdha nga kontejnerët, por nuk pastrojnë, nuk dezinfektojnë në brendësi, në mënyrë që të shmangen aromat e pakëndshme”, tha për Portën Vendore, Migena Mollanji, koordinatore projekti pranë Qendrës Komunitare “Sot për të Ardhmen”.

Brenda qytetit të Durrësit ka përqendrim të lartë kontejnerësh në pak pika, aq sa shpesh dalin në rrugë, duke u kthyer në burim aksidentesh. Nga vëzhgimi ynë në Plazhin e Rrushkullit, në Njësinë Administrative Sukth, mungojnë kontejnerët e mbeturinave dhe bashkia nuk e forcon shërbimin e pastrimit përgjatë sezonit veror.

Pranë Kalasë së Ishmit, Monument Kulture, mbeturinat hidhen aty pranë, në mungesë tëkontejnerëve. Në Njësinë Administrative Ishëm,shërbimin e menaxhimit të mbetjeve e ofron një kompani private.

Infografik – Pikat e Vend Mbledhjes së Mbeturinave– Ndërmarrja e Shërbimit Komunal Durrës; Punoi Geri Emiri.

Në shumicën e njësive administrative sot gjen kontejnerë me mbishkrime në italisht, të importuar nga ish-komunat. Sot të amortizuara dhe të pakta në numër. Ambientalisti Lavdosh Ferruni e sheh të nevojshëm nisjen e diferencimit të mbetjeve në burim, me kontejnerë të dedikuar për letrën, plastikën, kanoçet dhe “mbeturinat e tjera”.

Andrea Kreko është një nga banorët e vjetër të Durrësit. Përveç se kërkon shtimin e numrit të kontejnerëve, 63vjeçari shton se; “…e mira është për koshat, të bëhet riciklim tamam, plastikën veç, qelqurinat veç, kartonat veç”.

Bashkia Durrës që prej vitit 2010 ka hartuar Planin Lokal të Menaxhimit të Mbetjeve, ku parashikohet ndarja në burim,për të cilin; “…pritet të miratohet”, përgjigjet zyrtarisht Bashkia Durrës. Por plani që është hartuar për territorin e vjetër të bashkisë prej 8 vitesh duket se po harrohet, me negocimin për transportin e mbeturinave në Landfillin e Sharrës (Tiranë).

“Gjëja më e thjeshtë për një bashki është vendosja e kontejnerëve, është thjesht neglizhencë, por ka ardhur koha që të shkojmë drejt ndarjes në burim”, tha për Portën Vendore ambientalisti Lavdosh Ferruni.

Mbledhje e pakët e taksës dhe buxhet i ulët

Shërbimi i menaxhimit të mbeturinave në Bashkinë Durrës presupozohet të financohet nga mbledhja e taksës së “tarifës së pastrimit dhe largimit të mbetjeve”. Në të ardhurat e bashkisë për vitet 2018-2020, është vendosur tarifa 2300 lekë për familjet në qytet, 500 lekë për familjet në njësitë administrative dhe për biznesin pagesa vijon nga 1000-40000 lekë.

NSHK Durrës dhe ajo Plazh na informon se kjo tarifë e mbledhur nga bizneset dhe popullata në vitin 2017 ka qenë rreth 141 milion lekë të reja. Ndryshe nga sa kishte parashikuar bashkia për këtë vit, 249 milion lekë.

Në auditimin e ushtruar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në vitin 2015, Bashkia Durrës këshillohej që në bashkëpunim me OSHEE-në të përfshinte në faturën e energjisë elektrike tarifën e pastrimit, por kjo nuk u bë, dhe vetëm në vitin 2018 bashkia parashikoi që ky detyrim të përfshihet në faturën e ujit. Megjithatë buxheti i përcaktuar për menaxhimin e mbetjeve nga Bashkia Durrës në vitin 2018,dhe në vitet në vijim është në rënie.

https://portavendore.al/2019/01/30/bashkia-durres-harron-pastrimin-e-fshatrave-nga-plehrat/?fbclid=IwAR3SbqkhF7kdSPTs_H1bLLgV3OHjLPrMx2itqRz-g0f3NoCQcX_pvuGyljI

Etiketa: Durrësfshtrambeturina

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Kur ministri Gent Cakaj akuzonte UNMIK-un dhe klasën politike në Kosovë

Kur ministri Gent Cakaj akuzonte UNMIK-un dhe klasën politike në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com