Vrasjet në Fier dhe Korçë Kryetari i Partisë Demokratike i ka konsideruar si një reflektimim për gjëndjen e varfërisë dhe dëshpërimit ku ka hyrë shoqëria jonë, si dhe rënien e mbështetjes shoqërore për njëri-tjetrin.
Në një postim në rrjetin social facebook Basha shpreh hidhërim për këto krime që kanë marrë jetë të pafajshme fëmijësh dhe grash.
Më tej Basha shkruan se Shqipërisë duhet t’i kthehet shpresa, duhet t’i kthehen mundësitë në mënyrë që të gjithë të jetojnë të mirëqenë dhe të qetë dhe politika ka rolin kryesor për këtë gjë.