Basha takon banorë që kanë probleme me legalizimet: Ja si do veproj kur të vij në qeveri – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha takon banorë që kanë probleme me legalizimet: Ja si do veproj kur të vij në qeveri

16:52 | 03/04/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, është takuar me banorë të ish-Uzinës së Autotraktorëve, që kanë probleme me legalizimin dhe shtëpitë e prishura. Banorët thonë se shteti nuk po u jep zgjidhje, ndërsa ka pasur raste që u janë prishur shtëpitë edhe në proces legalizimi.

“Ne jemi familjarë hallexhi që kemi vetëm nevojë të dimë se çfarë do të bëhet me shtëpitë tona. Vetëm thjesht dua të na tregosh, të gjithëve këtyre familjarëve, nuk ka rëndësi jemi PD, PS, LSI ca jemi, ne jemi popull në radhë të parë. Vetëm thjesht na trego se çfarë do të bëhet me këtë popull. Të paktën atë kolibe që kemi bërë, unë them të gjithë këta njerëz ta marrim me vete ta çojmë, a në 5 kate, a 8 kate, a 10 kate, s’ka rëndësi. Por çfarë kam investuar deri sot ta marr dhe ta gëzoj se është shumë krim i madh domethënë me investuar 20 vjet, 30 vjet, 10 vjet, 1 vit një shtëpi dhe me ardh me prish shtëpinë. Unë dua thjesht të gjej strehimin që e dëgjuam pas datës 25.” – u shpreh Azem Aliaj.

Përpos mos gjetjes së zgjidhjes me legalizimet, ata ngritën si shqetësim edhe mbifaturimi që u bëhet tek uji.

Read more

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

“Të falënderojmë shumë që na kujtove dhe i dhe shpresë të gjithë këtyre banorëve! Janë prishur këto, se ne hymë në proces legalizimi këtu, pjesa tjetër nuk është futur fare, as legalizim, as privatizim. Kanë dalë nga procesi fare, gjysma apo më tepër. E keqja më e madhe tani, ja ku e kemi këtë burrë këtu, është prishur banesa. Tani, ky që është këtu ka qenë pa letra edhe i kanë kërkuar një sasi lekësh, ky s’ka patur ku t’i marrë. S’mundi t’i bënte letrat. Tani këtij ia prishën shtëpinë, i futën gjobë 5 mijë euro, 5 milionë lekë për ndërtim pa leje INUK. Kemi një problem shumë të madh tek elektriku edhe tek energjia kjo ujësjellësi. Na bëjnë mbi faturime. Këto mbi faturime, ne s’kemi fuqi për të paguar dhe ato që kemi jo të bëjmë dhe mbi faturime. Mbi faturimet tani, sot ka hyrë në sistem. Je i detyruar me e paguar thotë se ndryshe do të këputet energjia. Duke hyrë në sistem tani je detyruar me hyr borxh për të shkuar për ti paguar atje”– u shpreh një nga banorët.

Duke u kujtuar premtimet e Ramës para 8 viteve për legalizimet, Basha tha se qeveria ka bërë të kundërtën e asaj që tha. Ai u zotua se qeveria e ardhshme do të shpërblej të gjithë familjet që u janë prishur shtëpitë në shkelje të ligjit si dhe në ato raste kur punët publike do të kërkojnë shpronësime, ato do të bëhet me vlerën e tregut. Ai gjithashtu u premtoi banorëve ndërhyrje në infrastrukturën e kësaj zone, e cila është lënë në harresë nga qeveria.

“Problemet kryesore kudo nё Tiranë e nё Shqipëri nuk ka nevojë t’ua tregoj unё se unё kam qenё nё shtëpitë tuaja, kam qenё nё ato dyqane, nё ato biznese tё vogla por dhe tek prodhuesit e mëdhenj dhe e dinё fare mirё se çfarë po ndodh. Taksat janë rritur, çmimet janë rritur, kosto e jetesës ёshtё bёrё e papërballueshme, rinia po largohet pёr shkak tё vendeve tё punës dhe gjithё kjo krizë ka ardhur si rezultat i dështimeve tё këtyre 8 viteve. Pёr 8 vite me radhë megjithëse premtoi se dhe po tё çoheshe Enver Hoxha prej varri nuk do i prekte shtëpitë e shqiptarëve, kjo qeveri dhe ky kryeministёr kanё krejtësisht të kundërtën.

Kështu ka ndodhur edhe me shumë familje që e kanë pësuar edhe në këtë zonë dhe unë dua në radhë të parë t’ju siguroj se i qëndroj 100% atij zotimi që kam marrë para 5 vjetësh. Ju siguroj që do të bëj gjithçka që këto para të mos paguhen nga taksat e shqiptarëve, por nga pasuritë e atyre që këto 8 vjet kanë zhvatur, kanë zhvatur buxhetin e shtetit, kanë zhvatur pasuritë e shqiptarëve.  Pushtetarët e korruptuar të parët nga i pari tek i fundit edhe ortakët e tyre.

Unë ju garantoj që asnjë familje e vetme në këtë zonë nuk do të vuaj më siç ka vuajtur këto 8 vite padrejtësitë e Edi Ramës. Ju kujtoj edhe njëherë shembullin e atyre familjeve në Bulevard ku ka dy shembuj. Shembulli i parë kur i morën paratë edhe pse s’kishte përfunduar procesi i legalizimit dhe arritën të sigurojnë një strehë tjetër për familjet e tyre që është mënyra e duhur se si politika e drejtë zgjidh një problem apo një ngërç dhe shembullin e dytë kur i flaku në mes të rrugës dhe i futi gazin lotsjellës fëmijëve pesë vjeç duke fjetur në orën gjashtë të mëngjesit dhe i la ata njerëz në mes të katër rrugëve.

Në ato raste kur punët publike do të kërkojnë shpronësime, shpronësimi do të bëhet me vlerën e tregut dhe ju do të merrni paratë për të siguruar një strehë për familjen tuaj. Ndërkohë që do të punojmë fuqishëm që kjo zonë e harruar, jemi këtu si me qenë në një vend të botës se tretë, kjo zonë e harruar e kryeqyteti të marrë vëmendjen e duhur në infrastrukturë, do të thotë tek ujësjellësi, te kanalizimi, te shtrimi i rrugëve, por edhe vëmendjen e duhur për zhvillim ekonomik. Sot është dita për t’ju thënë që më 25 Prill atë ndjesë që ju kam kërkuar që nuk e përfunduam procesin e legalizimit unë e konsideroj detyrë për ta çuar atë proces deri në fund në mënyrë që të gjithë ju të përfitoni legalizimin që është vonuar me të padrejtë dhe në shumë raste për të cilin keni paguar në të bardhë e në të zezë e s’keni marrë atë që meritoni. Ky është zotimi që kam para jush si kryeministër i ardhshëm“, tha Basha.

Etiketa: kreu i opozitësLulzim Basha

Të Lidhura

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Kosova pa kryeministër, serbët synojnë postin e kryeparlamentarit

Kosovë/ Seanca për zgjedhjen e presidentit në ora 18:00

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com