Ndërsa e ka prezantuar në Dibër si kandidatin e opozitës së bashkuar për zgjedhjet e Bashkisë Dibër, Lulzim Basha ka zbuluar dhe arsyet pse e përzgjodhi Sherefedin Shehun dhe pse dibranët duhet ti besojnë votën.
Basha: “Sherefedin Shehu kandidati i opozitës së bashkuar dhe dibranëve të bashkuar.Ju falenderoj për këtë prani kuptimplotë për të mbështetur kandidatin tonë, kandidatin tim dhe kandidatin tuaj, një personalitet të shquar që Dibra i ka dhënë Shqipërisë dhe demokracisë, Sherefedin Shehu. Dua të citoj një intelektual dibran, dajën Faik, i cili thoshte: Vdesim më mirë se të lypim, nuk duam lëmoshë, nuk duam mëshirë, duam të punojmë me nder. Fjalë të paharrueshme nga ato që lënë gjurmë dhe na formojnë si njerëz. Ky është dibrani i ndershëm që nuk do lëmoshë, por punë dhe dinjitet. Është zakon, politikanët kërkojnë dhe gjejnë fjalë të bukura por ata duhet ta tregojnë me akte vlerësimin dhe respektin e tyre për qytetarët, për zgjedhësit, krahinën dhe historinë dhe për të nesërmen e tyre.
Ai shtoi më tutje se Shehu ka një program të qartë për Dibrën, e që nesër ai si Kryeministër do ta mbështesë plotësisht.
Basha: “Dibranët e kanë kuptuar, e kanë braktisur. Më thoni njëherë kur kishte në dorë një zgjedhje në favor të Dibrës dhe e bëri. Kishte në dorë të zgjidhte vazhdimin e Rrugës së Arbrit, nuk e bëri, e ndërpreu sepse donte paratë për vetë dhe klientët e tij.A i interesonin Dibra dhe dibranët për Skavicën, sigurisht që jo. Ka zgjedhur pazarin e tij personal, kjo vepër e madhe publike është dhënë nga Ministri i tij i korruptuar Arben Ahmetaj. Nuk i intereson shpërngulja dhe përmbytrja e Dibrës. Edi Rama nuk e do Dibrën dhe dibranët por do votën tuaj që të kapë paratë për Rrugën e Arbrit, qindra miliona për Skavicën. E do Dibrën si plaçkë, e do Shqipërinë si plaçë.Kujt mendon se do t’ia hedhë kësaj radhe, dele i di dibranët, dele i di njerëzit? “Ma hodhe njëherë tu qërroftë njëri sy,ma hodhe herën e dytë u bëfsha qorr”. E ka thënë saktë mençuria dibrane. Dibranët e kanë braktisur, socialistët e kanë braktisur. Tani që hoqën logon e LSI të heqin dhe logon e PS. E dinë socialistët dibranë se kandidati i tij nuk i përfaqëson. Madje të heqë dhe logon e PDIU.Jo se Dibra nuk ka respekt për çamët, por dega e ullirit nuk bën për xhipat e bardhë, ju e dini se çfarë bime duhet. Kanabis, hashash, kjo është emblema e kandidatit të tij. E vetmja emblemë e koaliconit është gjethja e hashashit që nuk e mbulon dot Ramën e vogël që është këtu jo për ju, jo Dibrën por Ramën e madh.Me dhjetra mesazhe, telefonata dhe dje këtu në bulevard kam marrë nga socialistë dibranë. Më kanë thënë që nuk jua dorëzojmë Dibrën bandave!