Kreu i Partisë Demokratike do të takoj sërish kryebashkiakët e djathtë, si dhe krerët e degëve të PD në mbarë vendin.
Mësohet se takimi i Bashës me krerët e bashkive që drejtohen nga demokratët do të zhvillohet sot në orën 16:00, ndërsa me krerët e degëve në orën 18:00 në selinë blu.
Takimet po mbahen për caktimin e hapave të mëtejshmëm të opozitës, pas zgjedhjeve të 30 qershorit, ku të gjitha bashkitë u fituan nga kandidatë të majtë me një pjesëmarrje shumë të ulët votuesish.