Basha s’bën hapa djathtas, prapë sot me liberalët e SHBA, iu kërkon të hyjë në qeveri të përbashkët “anti mafia”

Lexo edhe

Nga L. Skiro

Megjithëse PD deklarohet si “djathtiste”, kjo ka mbetur vetëm një fjalë goje. Edhe sot kryetari i PD ka takuar përfaqësues të Institutit Demokratik Amerikan dhe ka përhapur “shpresën” se ndryshimin sipas pikëpamjes së tij do ta presë nga liberalët e Amerikanë që janë edhe ky Institut.

Sigurisht, të takosh e bisedosh me anëtarët e Institutit Demokratik (NDI), të krijuar në vitin 1983, me përbërje kryesisht të majtë të Partisë Demokratike, duke nisur që nga zonja Madeleine Albright e te presidenti Keneth Wollack, dhe nga vetë program i Institutit.

NDI, sipas përshkrimit të vetë Institutit “lirisht ndërfutet si një organizatë bashkëpunuese” me Liberalët’.

Partia Demokratike e kryesuar nga Basha, edhe pse ka deklaruar se “fotografohet me presidentin Trump”, në aktivitetin politik qëndron me kundërshtarët e Trump, që janë liberalet e Clintonëve. Si në fushatën e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, në Konventën e  Demokratëve të Hillary, dhe kurdoherë Basha ka mbajtur anën e liberalëve, jo të konservatorëve.

Edhe për një ndërthurje qeveritare me PS në Tiranë, Basha ka kërkuar ndihmën e liberalëve të Hillary- Soros.

Zyra e shtypit e PD ka shpërndarë një lajm sot, sipas të cilit kryetari i PD,  Basha ka ndarë sot me përfaqësues të Institutit Demokratik Amerikan (NDI) shqetësimin për situatën e rëndë politike pas publikimit të fakteve për lidhjet e qeverisë me trafikun ndërkombëtar të drogës, që provuan se kanabizimi i vendit ishte një projekt politik dhe elektoral i Edi Ramës.

“Ndërlidhja e krimit me politikën rrezikon të komprometojë rëndë gjithçka ka arritur Shqipëria në këto vite, si edhe të asgjësojë çdo reformë për zhvillimin e vendit”, tha Basha në takimin me delegacionin e NDI.

Kryetari i PD gjithashtu theksoi se zgjidhja për këtë situatë të rëndë politike është “krijimi i një qeverie antimafia” për të bërë të mundur çmontimin e sistemit mafioz politik të ngritur mbi blerjen e votës.

http://veritas.com.al/basha-nuk-ben-hapa-djathtas-prape-sot-liberalet-e-shba-iu-kerkon-te-hyje-ne-qeveri-te-perbashket-anti-mafia/

Të Lidhura

Para

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *