Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë për çmimin e lartë të energjisë, ku shprehet se rritja e çmimit ka varfëruar shqiptarët.
Përmes një video të publikuar në Facebook, Basha shkruan se bashkë me shqiptarët do të sjellin ndryshimin.
“Rritja e çmimeve të energjisë i ka varfëruar edhe më shumë shqiptarët. Mjaft më. Le të sjellim së bashku ndryshimin dhe t’i japim dritë të ardhmes”, shkruan Basha.
/abcnews.al