Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas publikimit të raportit të Doing Business 2020 ku Shqipëria humb 85 vende për mbrojtjen e investimeve.
Sipas Bashës Rama ka fuqizuar biznesin e tij personal dhe se çdo biznes tjetër është goditur.
“Edi Rama ka fuqizuar vetëm një biznes në Shqipëri. Biznesin e tij personal me të inkriminuar dhe oligarkë. Çdo biznes tjetër në Shqipëri është nëpërkëmbur dhe goditur nga qeverisja e Edi Ramës në shërbim ndaj oligarkëve të tij”, shprehet Basha.