Basha: Rama duhet të largohet, provohet se është koka e aferës së inceneratorëve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha: Rama duhet të largohet, provohet se është koka e aferës së inceneratorëve

18:32 | 20/02/2022
në Shqiperi
0

Në takimin me demokratët e Kamzës, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se pa largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti s’mund të ketë sukses hetimi i aferës së inceneratorëve. Basha vuri në dukje se me atë çfarë ka ndodhur kreu i qeverisë po provon se ai është koka e kësaj afere dhe se po mbron ata që kanë rënë në rrjetën e hetimit parlamentar.

“Pa largimin e këtij kryeministri, nuk mund të ketë sukses hetimi, nuk mund të shkojë deri në fund, nuk mund të shkojë deri aty ku duhet të shkojë. Pse? Sepse të gjitha provat faktojnë, që ky jo vetëm po e pengon hetimin, për të mbrojtur ata që tanimë kanë rënë në rrjetën e hetimit parlamentar të partisë demokratike. Por ky vetë po provohet si koka e aferës” – u shpreh Basha.

Basha gjithashtu tha se për inceneratorin janë dhënë miliona lekë për reklama në media. Sipas tij, reklama ishte mjet për t’i mbyllur gojën medias, dhe jo vetëm kaq, por edhe për të censuruar opozitën.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

“Sa sulme kanë kryer dhe vazhdojnë të kryejnë përditë, kundër nesh, kundër partisë demokratike, kundër demokratëve, kundër drejtuesve tanë, kundër përfaqësuesve dhe drejtuesve tanë në atë komision? Kujtdo që ka hapur gojën kundër kësaj afere! Këto 6 vite, e mbani mend apo jo? Kanë qenë 6 vite të mbushura me ngjarje. Sa para kanë paguar! Po iu dalin tani sa para kanë paguar! Sa para kanë paguar me konto, pa lëre cesh-in, për mediat. E kam thënë edhe një herë tjetër. Ç ‘punë ka një djegës plehrash të bëjë reklamë?! Njësoj sikur një banjo publike të bëjë reklamë. Ç ‘punë ka të bëjë reklamë?! Reklama ishte mjet për ti mbyllur gojën medias, dhe jo vetëm kaq, por edhe për të censuruar opozitën. Gjithë këto sulme që kemi mbajtur në raport me inceneratorët, në raport me kanalizimin dhe kriminalizmin e Policisë së Shtetit, të shtetit, të Shqipërisë. Të gjitha këto po provohen kauza të drejta, jo për hirin tonë, jo për të mirën tonë, sepse përkundrazi gjithsecili prej nesh këtu ka paguar një faturë kush më të lartë e kush më të ulët, për një kauzë shumë më të madhe, për kauzat e shqiptarëve. Sepse kjo është detyra jonë. Kjo është ajo që na ka mbledh këtu së bashku sonte e na mbledh bashkë kudo nga Shkodra në Vlorë, nga Durrësi në Korçë. Na mbledh vetëdija se shqiptarët nuk kanë asnjë mburojë tjetër përveç Partisë Demokratike të Shqipërisë” – tha Basha.

Etiketa: aferaedi ramainceneratorëtlargohetLulzim Basha

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Ndërron jetë ambasadorja italiane, bie nga ballkoni i shtëpisë

Ndërron jetë ambasadorja italiane, bie nga ballkoni i shtëpisë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kultivuan mbi 10 mijë bimë kanabisi në Shkodër, 5 persona dënohen me 59 vite burg (Emrat) –

Kultivuan mbi 10 mijë bimë kanabisi në Shkodër, 5 persona dënohen me 59 vite burg (Emrat) –

11:34 | 13/03/2026
Qeveria pa plan për rritjen e çmimeve të naftës, do të propozojmë një ligj kontrollues –

Qeveria pa plan për rritjen e çmimeve të naftës, do të propozojmë një ligj kontrollues –

11:08 | 13/03/2026
Shkelje në tenderin mbi 2.2 mld lekë të ARRSH, GJKKO pushon akuzat ndaj 6 ish-zyrtarëve –

Shkelje në tenderin mbi 2.2 mld lekë të ARRSH, GJKKO pushon akuzat ndaj 6 ish-zyrtarëve –

11:02 | 13/03/2026
Kreu marrëdhënie seksuale me tre të mitur, gjykata lë pas hekurave 67-vjeçarin –

Kreu marrëdhënie seksuale me tre të mitur, gjykata lë pas hekurave 67-vjeçarin –

10:48 | 13/03/2026
Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll –

Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll –

10:22 | 13/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Kultivuan mbi 10 mijë bimë kanabisi në Shkodër, 5 persona dënohen me 59 vite burg (Emrat) –
  • Qeveria pa plan për rritjen e çmimeve të naftës, do të propozojmë një ligj kontrollues –
  • Shkelje në tenderin mbi 2.2 mld lekë të ARRSH, GJKKO pushon akuzat ndaj 6 ish-zyrtarëve –
  • Kreu marrëdhënie seksuale me tre të mitur, gjykata lë pas hekurave 67-vjeçarin –
  • Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll –
  • Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kultivuan mbi 10 mijë bimë kanabisi në Shkodër, 5 persona dënohen me 59 vite burg (Emrat) –
  • Qeveria pa plan për rritjen e çmimeve të naftës, do të propozojmë një ligj kontrollues –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com